Skënderbeu humbet përballë Dinamos së Zagrebit me rezultatin 1-2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kampionët e Kroacisë arritën një fitore me përmbysje në shtesë në Shqipëri duke hedhur në hap të sigurt për kualifikimin në fazën e grupeve, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon në fushën e saj duke qenë e qetë.
Skënderbeu zhvilloi një ndeshje pozitive në tërësi duke kaluar i pari në avantazh me Bledi Shkëmbin me një super gol me goditje dënimi në pjesën e parë, por nuk arritën që të mbanin avantazhin duke pësuar dy herë në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Soudani 66’ të pjesës së dytë që barazoi rezultatin, pas gabimit të mbrojtjes vendase, ndërsa në minutat shtesë të takimit ishte Josip Pivaric që shtangu shqiptarët duke marrë fitoren në Elbasan.
Tashmë Skënderbeu ndodhet me një këmbë jashtë garës, por fjalën e fundit do ta thotë pas një jave në ndeshjen e kthimit edhe pse shanset janë shuam të vogla.
Pjesa e parë
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Skënderbeut pas golit të Shkëmbit, por sfidën e dominuan miqtë duke krijuar raste pa fund për të shënuar.
Korçarët e nisën në sulm pas presingut të Salihit duke fituar një goditje dënimi, e cila krosohet nga Shkëmbi drejt zonës, por topi është i lartë dhe nuk shfrytëzohet.

Pas minutës së 7 të takimit gjithçka foli për miqtë, të cilët fillimisht kërcënuan me Soudanin që gjuajti fuqishëm me të majtën nga jashtë zone, Shehi grushtoi duke larguar rrezikun.
Skënderbeu mundohet të shfrytëzojë kundërsulmet duke dalë me shpejtësi, Lilaj pason për Salihin, ky i fundit për Berishën që tenton fuqishëm nga jashtë zone, por pa problem për portierin kundërshtar.

Panik në zonën e vendasve në minutat e 15 dhe 20, teksa kroatët e Dinamos së Zagrebit tentojnë duke rrezikuar me Pinton nga e djathta dhe Rog, por fati nuk është me ata duke shpëtuar Skënderbeun.
Në minutën e 26’ gabon arbitri, pasi nuk akordon një goditje të lirë për Skënderbeun. Vangjeli inkursion personal nga e djathta, ndalohet në mënyrë të pa rregullat nga mbrojtja mike, por arbitri gabon duke mos akorduar goditje dënimi për Skënderbeun. Në të 31′ krosim nga e majta nga kroatët, Soudani godet me kokë, por topi prek traversën duke dalë më pas jashtë.

Skënderbeu zbret me shpejtësi me Radas duke kapur në befasi miqtë, por kroati ndalohet në mënyrë të parregullt nga miqtë, arbitri akordon goditje dënimi. 37' Kapiteni Bledi Shkëmbi me përvojën dhe qetësinë që e karakterizon arriti që të gjuante me saktësi duke e ndaluar sferën në rrjetë dhe ngritur stadiumin në peshë.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë nis mjaft e mirë për Skënderbeun. Berisha depërton me shpejtësi nga krahu i majtë duke fituar duelin me mbrojtjen mike, pason në zonë për Nimagën, por mesfushori është me një kohë vonesë duke humbur një rast ideal për të shënuar.

Kundërpërgjigjet Dinamo, Skënderbeu shpëton për mrekulli pas një goditje dënimi nga miqtë. Josa bën me shenjë që ekipi të zhvendoset në sulm, Berisha pason për Shkëmbin, ky i fundit e lë për Latifin që kroson në zonë për Salihin, por topi largohet nga portieri.

Skënderbeu mbetet në zonën mike. Salihi humbet rastin më të mirë për të shënuar golin e dytë në të 52’, teksa sulmuesi duke menduar se ishte në pozicion jashtë loje nuk i jep shumë rëndësi pasimit të kapitenit duke gjuajtur jashtë.

Pas disa minutave në mbrojtje, Dinamo del me qetësi në sulm duke gjetur golin e barazimit, ku një meritë të veçantë kishte talenti Pjaca, cili depërton bukur në zonë duke nxjerrë të lirë para portës Soudani që nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Kur dy ekipet po i drejtoheshin fundit të ndeshjes, Josip Pivaric shënon me një super gjuajtje duke bërë që Shehi të dorëzohet për herë të dytë. Theksojmë që loja e Dinamos ndryshoi pas futjes në lojë të Colic.
Mirel Josa i zhgënjyer, Mamiç: E merituam
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa pas ndeshjes mbeti shumë i zhgënjyer, pasi e kishte ndeshjen në kontroll pas golit, por në fund u shpërbë për pak minuta. “Nuk mund të them që rezultati ishte i drejtë, pasi ishim në avantazh.
E dinim se kush ishte Dinamo dhe ishim përgatitur maksimalisht, por në fund u mundëm në shtesë. Rezultati nuk na favorizon në ndeshjen e kthimit, por ne do të bëjmë lojën tonë në Kroaci. Dinamo është përmirësuar ndeshëm”tha ai.

Ndërsa trajneri kroat, Zoran Mamic u shpreh se “Luajtëm me shpirt dhe e merituam fitoren. Do të nisim përgatitjet për ndeshjen e kthimit, pasi akoma nuk ka mbaruar asgjë, Skënderbeu është ekip i fortë dhe këtë e tregoi edhe në fushë duke shënuar i pari. Colic ktheu rrjedhën e ndeshjes pas ndërrimit. Skënderbeu ka disa lojtarët shumë të mirë si Berisha, Salihi dhe Lilaj”tha ai.

Skënderbeu-Dinamo 1-2/Minutë pas minute
90’+2’ Shënon Dinamo. Kur dy ekipet po i drejtoheshin fundit të ndeshjes, Josip Pivaric shënon me një super gjuajtje duke bërë që Shehi të dorëzohet për herë të dytë.
85’ Dinamo kontrollon lojën, Shehi dhe Zoti shpëtojnë brenda pak minutave dy herë Skënderbeun,pasi kroatët goditën fillimisht shtyllën, ndërsa në rastin e dytë grushtoi portieri.
74’ Shehi shpëton Skënderbeun nga goli i dytë, pasi devijon gjuajtjen e Pjacës nga jashtë zone.
66’ Barazon Dinamo. Kroatët barazojnë rezultatin në momentin më të mirë të Skënderbeut. Pjaca depërton bukur në zonë duke nxjerrë të lirë para portës Soudani që nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
62’ “Çmontohet” Dinamo. Skënderbeu fillimisht me Berishën dhe më pas me Latifin krijojnë panik në zonën kundërshtare, por nuk shfrytëzohen maksimalisht.
57’ Pjaca futet rrezikshëm në zonë, por Jashanica tregon vlerat e tij duke e neutralizuar.
55’ Soudani pason bukur me finte për Pjacën, që futet në zonë, pason në qendër, por largon Vangjeli duke shmangur rrezikun.
52’ E pabesueshme! Salihi humbet rastin më të mirë për të shënuar golin e dytë. Sulmuesi duke menduar se ishte në pozicion jashtë loje nuk i jep shumë rëndësi pasimit të kapitenit duke gjuajtur jashtë.
50’ Berisha pason për Shkëmbin, ky i fundit e lë për Latifin që kroson në zonë për Salihin, por topi largohet nga portieri.
49’ Salihi nuk përfiton për të realizuar një dalje të shpejtë, pasi neutralizohet nga mbrojtja kroate.
48’ Skënderbeu shpëton për mrekulli pas një goditje dënimi nga miqtë, por lojtarët e Dinamos nuk tregohen të saktë.
47’ Berisha depërton me shpejtësi nga krahu i majtë duke fituar duelin me mbrojtjen mike, pason në zonë për Nimagën, por mesfushori është me një kohë vonesë duke humbur një rast ideal për të shënuar.
45’+2’ Shtesë përfundon pjesa e parë 1-0 për Skënderbeun
44’ Portieri Orges Shehi bën mrekullinë. Rog i vetëm me ‘gardianin’ korçar gjuan, por Shehi grushton me saktësi duke shmangur një gol të sigurt.
37' Shënon Skënderbeu. Kapiteni Bledi Shkëmbi kalon në avantazh Skënderbeun në minutën e 36 të takimit në ndeshjen përballë ekipit të Dinamos së Zagrebit.
Shkëmbi arriti të zhbllokonte shifrat pas një goditje dënimi në hyrje të zonës së ekipit kroat. Kapiteni me përvojën dhe qetësinë që e karakterizon arriti që të gjuante me saktësi duke e ndaluar sferën në rrjetë dhe ngritur stadiumin në peshë.
Posted by GNK Dinamo Zagreb on Wednesday, August 19, 2015

Video/ Të rinjtë e LRI 'ndezin' Jalën, ja si e mbështetën Skënderbeun