Skënderbeu kampion/ Takaj: Radhën e ka Kupa e Shqipërisë, fitojmë edhe betejën ndaj UEFA-s

Skënderbeu kampion/ Takaj: Radhën e ka Kupa e Shqipërisë, fitojmë edhe betejën ndaj UEFA-s

Kapiteni Orges Shehi dhe Presidenti Takaj

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, pas festës së titullit kampion, ka pohuar se ekipi nuk do të ndalet këtu, ndërsa klubi do të bëjë të pamundurën për të fituar edhe betejën ligjore me UEFA-n.

Skënderbeu e mbaroi garën e vet dhe menduam që të provonim lojtarë të rinj. Ata lojtarë të rinj u provuan dhe sot treguan se nuk janë të aftë për të luajtur me Skënderbeun. Ata nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut.

Ndeshjet që më kanë shijuar më shumë? Ndeshjet e Europës. Eliminimi i Dinamo Zagrebit, fitorja ndaj Mladës dhe fitorja ndaj Dinamo Kiev.

Ilir Daja? Është pjesë e Skënderbeut dhe nuk është vënë kurrë në diskutim. Kemi fituar eksperiencë të madhe dhe jemi rritur si ekip. Eksperienca e ka bërë të madh këtë Skënderbe.

Këtë vit kemi qenë më lart në kampionat pikërisht për shkak të eksperiencës që kemi fituar ndër vite. Dënimi? Shanset për pezullimin e vendimit janë të mëdha.

CAS mund ta pezullojë vendimin dhe ne mund të luajmë në Europë deri në momentin që të merret vendimi përfundimtar. Është një dosje që duhet shqyrtuar me kujdes ndaj edhe do kohë deri në marrjen e vendimit.

Gjoba 1 milion euro? Dënimi i Skënderbeut është i përbashkët. Pra, si gjoba, ashtu edhe 10 vjet përjashtim. Afati i gjobës përfundon më 25 qershor, por ne do të presim vendimin e CAS-it.

Festa? Do të vazhdojë sot deri në mëngjes. Nesër do fillojmë përgatitjet për finalen e Kupës ndaj Laçit. Duam ta marrim këtë vit

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi s’do marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit! Bardhi: Iu urojmë suksese

Rithemelimi s’do marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit! Bardhi: Iu urojmë suksese