Skënderbeu përplas bashkinë e Lezhës me qeverinë, kërcënon Frrokaj

Shtatorja e Skënderbeut e planifikuar për tu vendosur në sheshin "Gjergj Kastrioti" në kuadër të kremtimeve për Besëlidhjen e Lezhës dhe samitit të dytë të Diasporës  më datë 2 mars, ka përplasur Bashkinë e Lezhës me Ministrinë e Kulturës.

Problemi ka lindur për shkak të lejes që i nevojitet Bashkisë nga Instituti i Monumenteve për vendosjen e kësaj shtatoreje, leje që ende nuk është dhënë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se është papranueshme bllokimi i ministrisë për vendosjen e kësaj shtatore të shumë pritur për Lezhën.

Ndërkaq kryebashkiaku Frrokaj ka paralajmëruar se nëse shtatorja nuk do të vendoset brenda datës 2 mars,  do të braktisë aktivitetin e programuar nga qeveria. Pavarësisht se më Lezhën është e lidhur fillimi dhe fundi i veprimtarisë së heroit tonë kombëtar, Besëlidhja e Princave dhe prehja e tij përfundimtare, Gjergj Kastrioti nuk ka asnjë shtatore në sheshin me të njëjtin emër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja