Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar gjashtë nga ndeshjet e javës së pestë. 16 gola janë shënuar në ndeshjet e sotme, ku bie në sy barazimi "i thatë" mes Lushnjës dhe Flamurtarit në "Roza Haxhiu". Në Peqin, Besa dhe Korabi janë ndarë në paqe 1-1. Ntephe ka shënuar për vendasit, ndërsa në fundin e takimit Hoxhaj vendosi ekuilibrat. Në pushim të ndeshjes pati konflikt mes tifozëve dhe arbitrit Mario Shabanaj, me pjesën e dytë që nisi me vonesë.
Në sfidat e tjera, Oriku fitoi 2-1 me Tomorin ndërsa Tërbuni dhe Apolonia barazuan 1-1 në Pukë. Turbina dhe Luzi barazuan 2-2 ndërsa Skënderbeu bëri poker 4-1 me Burrelin në Korçë. Djemtë e Memellit fituan pastër falë golave të Pusit dhe tripletës së Temitope. Nesër luajnë Dinamo - Besëlidhja në 12:30, ndërsa kryeson Korabi dhe Tërbuni me nëntë pikë, teksa Dinamo ka mundësinë që me një fitore nesër të marrë kreun.
LUSHNJA 0-0 FLAMURTARI
BESA-KORABI 1-1
Ntepe 54′ / Hoxhaj 90’+4′
TËRBUNI-APOLONIA 1-1
Hysa 18′ / Antoni 6′
ORIKU-TOMORI 2-1
Pereira 6′, Dede 70′ / Hida 20′
TURBINA-LUZI 2008 1-1
Jusuf 59′ / Spahiu 28′
SKËNDERBEU 4-1 BURRELI
Temitope 35', 45+3' 50', Pusi 89' / Oliveira 44'
Renditja: