Gaçe do të bëjë një ceremoni me njerëzit e saj më të afërt, ndërkohë që kemi mësuar se edhe pse do të bëjë dasmën tradicionale me fustan të bardhë, nuk do të bëjë as celebrime dhe as nuk do të shkëmbejë unazat rreth me Skerdin.
Këngëtarja është nga ato që beson tek dashuria, por jo tek fuqia e një unaze. Gjithsesi ajo që na ka tërhequr vëmendjen është thashethemi se dhuratë nga partneri i saj për ditën e dasmës ajo do të ketë një striptist që do të kërcejë për qejfin e këngëtares.
Do të ndodhë kështu apo jo ne nuk e dimë me siguri. E vetmja gjë që mund të supozojmë është se ashtu siç di të bëjë vetëm Aurela, kjo dasmë do të jetë e paparë!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)