Lin Delia skica e piktura në Shkodër, studiuesja flet për krijimtarinë e piktorit të njohur

Për të mirëpritur ekspozitën me skica dhe vizatime të Lin Delisë në Shkodër Muzeu Dioqezian ka hapur dyert. Vizatimet e piktorit të njohur që ekspozohen në shtëpinë e tij, kanë në qendër portrete edhe figura të ndryshme, që janë të njohura në qytetin ku Delia jetoi, në Antrodoko të Italisë. Këto vepra ekspozohen për të mbajtur gjallë artin e tij, që është realizuar mes vuajtjeve të mëdha shpirtërore edhe artistike

Suzana Varvarica, studiuese: “Është e vërtetë që për herë të parë vijnë vizatimet dhe skicat e Lind Delisë në Shkodër. Duhet përshëndetur kjo iniciativë, që mban gjallë gjithë kohës krijimtarinë e Lind Delisë, që edhe pse është një piktor me origjinë shqiptare, të gjithë kontributin e tij artistik e ka dhënë në këtë qytezë të vogël. Muzeu e shtrin ekspozimin e veprave të tij në Itali, në Gjermani, në Kroaci, ku Lin Delia ka lëvizur. Janë skica shumë interesante, sepse sjellin figurativisht përpjekjet e Lind Delisë, personazhet e jetës së zakonshme të Antrodokos, një vajzë elegante, burra që qëndrojnë ulur nëpër stolat e këtij vendi etj”.

Vendasit e kësaj qyteze ruajnë emrin dhe veprën e piktorit, duke e bërë atë të njohur në çdo vend, që artisti ka lëvizur

Suzana Varvarica: “Ajo që është shumë e rëndësishme, janë rrugët që bënte Lin Delia nga Antrodoko në Romë, gjatë gjithë kohës në tren ai ka vizituar pa fund. Vendi ku ato janë skicuar janë të ndryshme, deri edhe në biletat e trenit, në bllokun e artistit. Çdo letër që ai kishte apo kur vizatonte portrete të vogla, deri edhe skica të mëdha”.

Për studiuesen Varvarica, krijimtaria e Lin Delisë ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për të, si artist, por edhe për Shqipërinë

Suzana Varvarica: “Lin Delia ka një rëndësi shumë të madhe për krijimtarinë e tij, por ka një rëndësi shumë të madhe për krijimtarinë shqiptare. Vjen të ekspozohet në Shqipëri, sepse asnjëherë nuk e ka lënë të anashkaluar temën shqiptare. Në 9 prill do të ekspozohen në Shkodër edhe pikturat e tij, që aktualisht janë në Gorica, e pas Shkodrës, do të ekspozohen në Muzeun e “Lin Delisë” në Andronoko”.

Veprat e Lin Delisë janë të shpërndara në koleksione publike dhe private, në Vatikan, në Romë, në Galerinë e Arteve Moderne në Palermo, në Bazilikën “Santa Maria del popolo” në Romë, dhe në galeri të tjera dhe muze, si ai i “Sant Anna” në Quebec (Kanada).  Por çfarë vendi i është dhënë në Shqipëri?

Suzana Kuka Varvarica: “Është shkruar për Lin Delinë, i është dhënë vendi i duhur, por njohja e publikut është e paktë, e cunguar. Për shembull Kodra diti që t’i bëjë një promocion të jashtëzakonshëm vetprës së tij në të gjallë. Ndërsa, për Lin Delinë është një muze shumë interesant. Kjo është një gjë shumë e jashtëzakonshme, sepse flet për pikturën dhe marrëdhënien e tij me vendin. Ai studiohet jo vetëm në shkollat e artit, por edhe në shkollat që bëhet psikologji”.

Piktori i shenjtorëve Lin Delija ndërroi jetë në prill të vitit 1994.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak