In memoriam/8 tablo të artistes Lumturi Blloshmi ekspozohen te galeria 'Kalo' (VIDEO)

Prej tre muajsh artistja Lumturi Blloshmi nuk është më fizikisht midis nesh. Ajo humbi betejën nga pandemia Covid 19. Por, krijimtaria që ka lënë pas është një pasuri jo vetëm për artet pamore, Galerinë Kombëtare të Arteve, edhe koleksionistët privat, por veçmas për artdashësit. 8 tablo të artistes Lumturi Blloshmi janë ekspozuar këto ditë në galerinë “Kalo” nën titullin “Mendje e bukur”. Kuratorja Suzana Varvarica rrëfen kontributin e artistes, që diti të guxojë

“Në këto ditë të vështira pandemie po kujtojmë Lumturi Blloshmin me punët e saj, brenda këtyre tetë punimeve shikojmë Lumen përmes artit pamor”, thotë kuratorja Varvarici.

Suzana Varvarica argumenton se Lumturi Blloshmi do të njihet në historinë e artit shqiptar të shekullit XX, si artistja më kreative e grupimit femëror. Pasi ka qenë e para që ka eksploruar një mendësi ndryshe nga ai i para viteve ’90, duke guxuar në pikturë, në instalacion dhe me objektet e riciklueshme në natyrë, të cilat i ndërthurte më së miri me performancën e fotografisë, muzikës dhe dansit. 

“Ishte një artiste revolucionare në kuptimin e bukur të fjalës, që theu kornizat, edhe jo se nuk e provoi se çfarë ishte realizmi socialist, por e kishte shumë të vështirë që të përshtatej me të”, tregon Varvarica.

Ndërsa, për tablonë “Aksionistja” që çelur këto ditë në Galerinë Kombëtare të Arteve në ekspozitën “Synime” e kuruar nga Adela Demetja dhe Ermirë Krasniqi, Varvarici analizon arsyet se përse nuk është më përfaqësuesja e veprave të saj

 “Nuk mund të them se përfaqëson të gjithë personalitetin krijues të Lumes kjo tablo, por që ta kujtosh në këtë 7 Mars Lumen, në këtë ditë që lidhet me dijen, mendoj se kjo ekspozitë rëndon shumë edhe është shumë e rëndësishme. Janë punime që e përfaqësojnë, pavarësisht se ka realizuar dhe instalacione të tjera”.

Ekspozita “Mendje e bukur” vazhdon që të qëndrojë hapur në galerinë “Kalo”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja