SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë është ajo e orëve të vona në Skrapar, ku një 57-vjeçar i identifikuar si Hekuran Hoxha me probleme të shëndetit mendor u mbyll në shtëpinë e tij në katin e parë të një pallati pasi qëlloi me armë zjarri duke terrorizuar banorët, por qëlloi edhe ndaj policisë kur efektivët mbërritën në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori. 

Hoxha ka qëlluar disa herë në ajër me kallashnikov dhe kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre, fatmirësisht pa të lënduar, dhe është mbyllur në banesë. Siç shihet në video, shtëpia e tij u rrethua nga forca të shumta policie, e ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e FNSH nga Fieri dhe një grup i negociatave të RENEA-s, të cilët bënë të mundur arrestimin e 57-vjeçarit pas 4 orësh.

Bashkë me 57-vjeçarin, në shtëpi ndodhej edhe i vëllai, por ky i fundit nuk është arrestuar pasi ka kartele shëndetësore. Sipas dëshmive të banorëve të lagjes, edhe Hoxha ka probleme të shëndetit mendor dhe është një njeri shumë problematik, por nuk është pajisur me kartelë nga autoritete shëndetësore.

Forcat e policisë në Skrapar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:56
VIDEO/ Momenti kur policia rrethon shtëpinë e 57-vjeçarit me probleme mendore që terrorizoi fshatin, fshehu armën poshtë krevatit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen që terrorizoi lagjen “5 Shtatori” në Çorovodë.  Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com ngjarja Hekuran Hoxha ka qëlluar në ajër disa herë në ajër me armë zjarri. Kur ka parë kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë. Me të ka qenë edhe vëllai, po ai nuk është arrestuar pasi është me kartelë.  Ndërkohë, sipas dëshmisë së banorëve të zonës, edhe Hoxha është një njeri- problematik. Siç shihet në videon e sjellë nga Policia e shtetit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij pas më shumë se 4 orësh negociatash.

Arma e sekuestruar nga policia