Skrapar, kanosi me armë gjahu vëllain e tij, vihet në pranga 58-vjeçari

Skrapar, kanosi me armë gjahu vëllain e tij, vihet në pranga 58-vjeçari

Foto Ilustruese

Skrapar- Një 58 vjeçar është arrestuar këtë të enjte, pasi tentoi të kanoste me armë zjarri vëllain e tij në fshatin Çorogjaf, në Poliçan. Sipas të dhënave të policisë mësohet se në pranga është vënë shtetasi Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf. Bëhet e ditur se arrestimi i tij u bë pas një konflikti për motive të dobëta, të zhvilluar mes dy vëllezërve, ku 58-vjeçari ka marrë armën e gjahut duke hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf.

Menjëherë, pasi ka marrë njoftimin në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë të mundur ndërhyrjen në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikt brenda familjes. Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kanosi me armë gjahu vëllain e tij

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan. Policia e Skraparit sapo mori njoftim menjëherë organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë