Paris SG ka përparuar në tratativat për blerjen e Milan Skriniar nga Interi. Mbrojtësi fillimisht ka refuzuar francezët, pasi dëshiron të qëndrojë në Milano, por duke parë edhe dëshirën e Interit i ka thënë po Paris SG.
Sllovaku në Francë do fitojë 7.7 milionë euro në vitin e parë, ndërsa më pas do ketë një rritje progressive, duke marrë më shumë se dyfishi te Interi. Tani është momenti për të diskutuar klubet, me francezët që ofruan fillimisht 60 milionë euro, ndërsa italianët kërkojnë 80, por marrëveshja mund të mbyllet për 70.