Skuadra e La Ligës 'presion' për ta afruar në janar, koreano-jugorët rrisin çmimin për Jasir Asanin

Skuadra e La Ligës 'presion' për ta afruar në janar, koreano-jugorët rrisin çmimin për Jasir Asanin

Jasir Asani

Jasir Asani është "xhevahiri" i zbuluar nga Sylvinho në Kombëtare. 28-vjeçari nga Shkupi aktualisht ka edhe një vit kontratë me Guangju në Korenë e Jugut, teksa Celta Vigo në La Ligan e Spanjës po kërkon me ngul anësorin e sulmit që në muajin janar.

Edhe pse vlera e tij sipas "Transfermarkt" është 1.2 milionë euro, në Korenë e Jugut nuk futen në bisedime pa 1.5 milionë euro. Asani në nëntë ndeshjet e zhvilluara me Kombëtaren ka shënuar tre gola, duke bërë që shumë klube të dashurohen pas lojës së tij.

Veç Celta Vigos në Spanjë, janë edhe disa klube në Europë që kërkojnë shërbimet e 28-vjeçarit. Asani është lojtari më i vlefshëm në klubin koreano-jugor, teksa për të Guangju pagoi vetëm 700 mijë euro një vit më parë, duke e blerë nga hungarezët e Kisvardas.

Sipas të gjitha gjasave Asani do rikthehet në Europë këtë merkato janari, me sulmuesin e Kombëtares që pritet të shkëlqejë në Euro 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë