Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar menjëherë pas eliminimit të Gjermanisë nga kampionati botëror 2018. Në një status të shkurtër në Facebook, Merkel shkruan se të gjithë tifozët gjermanë janë të mërzitur.
“Shumë keq. Të gjithë jemi të mërzitur”-shkruan Merkel, duke lenë të kuptohet se mbi ekipin gjerman do vërshojë një lumë kritikash kur të rikthehet në atdhe.
Gjermania u skualifikua pasditen e sotme në përballjen me Korenë e Jugut. Gjermania është kampionia në fuqi e Botës pasi fitoi Kupën e Botës në 2014. Ekipi gjerman ka bërë një nga paraqitjet më të dobëta në këtë kampionat botëror.
Komento
Komente






