Skuqjet në fytyrë
si t’i mjekojmë ato

Skuqjet në fytyrë<br />si t’i mjekojmë ato
TIRANE - Me ardhjen e pranveres çdo ditë e më shumë jemi të prirur të ekspozohemi në diell. Ekspozimi për kohë të gjatë fillon dhe na skuq fytyrën dhe për këtë duhet të fillojmë të tregojmë kujdes duke aplikuar në zonat e ekspozuara nga dielli kremrat solar me filtër mbrojtës, gjithashtu skuqjet e fytyrës mund jenë të përkoshme, nga disa shkaqe të tilla të cilat na bëjnë të skuqemi si rezultat i të ndjerit keq emocinalisht në situata të ndryshme sociale, përdorimi i alkoolit apo përdorimi i ushqimeve pikante, ndyshimi i temperaturës së ambientit ku qëndrojmë, temperaturat e larta.

Të gjithë këta faktorë bëjnë që të rritet sasia gjakut që qarkullon në lëkurë dhe fytyra të bëhet më e kuqe. Mënjanimi i këtyre faktorëve redukton dhe skuqjen e fytyrës.

Skuqjet e tjera në fytyrë vijnë si rezultat i sëmundjeve të lëkurës si Dermatitis Seborrheic apo Rozacea, një patologji që po haset gjithmonë e më shpesh sidomos në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës.

Rosacea: Skuqjet e fytyrës në patologjinë e Rosacea përfshijnë faqet, hundën dhe ballin dhe zhvillohen gradualisht. Fillon si një skuqje e lehtë e fytyrës persistente që nuk varet nga faktorët që përmendëm më lart te skuqjet e përkohshme dhe në shumë raste duket si djegie nga dielli.

Megjithatë, ndërsa skuqja fillestare e fytyrës mund të ndryshojë nga dita në ditë, skuqjet nga rosacea progresojnë gjithmonë e më keq: Përveç skuqjeve fillestare të fytyrës, fillojnë dhe theksohen dhe dalin me në pah kapilaret e gjakut ( teleangiektazite) .

Në Rosacea progresive, kapilaret (telangiectasias) zgjerohen dhe theksohen vazhdimisht e më pas fillojnë e dalin papula të vogla dhe pustula me maja me pus, këtu fillojnë dhe problemet si esteteike edhe mjekësore. Fytyra e skuqur gjithë kohës është një pamje jo e këndshme dhe bëjnë që personat që e kanë ta vuajnë faktin e të pasurit një lëkurë jo të shëndetshme.

Drejtohuni menjëherë mjekut tuaj dermatolog për trajtimin e patologjisë në mënyrë që ajo mos të kthehet në patologji kronike.

Rosacea është një patologji që nuk paraqet rrezikshmëri mjekësore dhe zakonisht mund të kontrollohet me trajtim. Por në rast se nuk mjekohet në kohë ajo mund të jetë e vazhdueshme dhe kronikem.

Në këto raste kemi ndryshime të përhershme në pamjen (skuqjet e përhershme) të cilat bëjnë qe pacienti ta përjetojnë keq gjendjen e tyre për shkak të pamjes së tyre. Fillojnë e shmangin kontaktet dhe angazhimet sociale, të gjtha këto çojnë në humbje të respektit për veten dhe dëmi psikologjik është i madh.

Trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e antibiotikëve nga goja dhe lokalisht. Mjekim ky që zgjat dhe që duhet bërë nën kujdesin e mjekut dermatolog.
Në ditët e sotme përdorimi i teknikave moderne si përdorimi i lazerit kanë bërë të mundur që të eleminohen kapilarët e hollë në fytyrë (teleangiektazite) dhe përfitimi estetik dhe moral është mjaft i lartë.

REZULTATET E TRAJTIMIT TË ROZACEAS ME ANTIBIOTIK SISTEMIK DHE LOKAL

Trajtimi i rosaceas me laser

Dermtiti Seborrheic: Një patologji tjetër mjaft e hasur që shoqërohet me skuqje të lekurës së fytyrës dhe në përqindje më të lartë te meshkujt është dhe dermatiti seborrheic, një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës (ajo që quhet zbokth) madje dhe në trup.

Personat që e kanë këtë patologji shpesh vihen në siklet në ambientet sociale për shkak të fytyrës së tyre të skuqur të yndyrshme dhe të mbuluar me skuama të imta (copëza lëkure të bardhë të ngjashme me zbokthin), kjo patologji është e lokalizuar më tepër në atë që quhet zona T në fytyrë aty ku janë dhe më së shumti gjendrat e yndyrës.

Ekspozimi në diell duket se e përmirëson këtë patologji, ndërsa trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e pomadave që kanë në përbërje ketoconazol apo ciclopirox (përbërje antimykotike), përdorimi i pomadave me kortizonikë të dobët duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetëm për një periudhë të shkurtëe kohe gjatë fazeve të acarimit të patologjisë.

Mjaft efektive janë dhe përdorimi i itrakonazolit, ketokonazoloi apo flukonazoliy (barna antimykotike) në rrugë sistemike për format e rënda të patologjise, kurse zbokthi i kokës trajtohet me përdorimin e shampove që në përbërje të tyre kanë Selenium sulfide (2.5%), ketoconazole, ciclopirox acid salicylik, tar, selenium, sulfur, ose zinc.

* Mjeke Dermatologe Spitali Ushtarak



Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë