/ATSH/.- Ish kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, dyshohet për 15 vepra penale, duke përfshirë edhe veprën e vrasjes së rëndë.
Pas intervistës së tij të hënën në veri të Mitrovicës, e cila ka zgjatur rreth gjashtë orë, një nga gjyqtarët e EULEX-it i ka dhënë atij masën e paraqitjes në polici dy herë në javë, ndalesën e kontaktit me dëshmitarët, si dhe i është marrë pasaporta.
Avokati i të dyshuarit, Lubomir Pantoviç, ka konfirmuar për mediat serbe në veri se Ristiq dyshohet për 15 vepra penale, ku veç tjerash përfshihet edhe vrasja e policit Enver Zymberi, që ka ndodhur më 26 korrik 2011. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com