Slogani i PD-së për 25 Prillin, i njëjtë me atë të zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996! Është vetëm një gafë?

Slogani i PD-së për 25 Prillin, i njëjtë me atë të zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996! Është vetëm një gafë?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka zgjedhur sloganin "Shqipëria fiton" për fushatën elektorale të 25 Prillit, e cila ngjan jashtëzakonisht shumë me parrullën që Partia Demokratike e Sali Berishës miratoi në zgjedhjet famëkeqe të 26 majit 1996: "Me ne fitojnë të gjithë ''. Një çerek shekulli ka kaluar por jo për këtë forcë politike e cila, për shkak të ndikimit tragjik që Berisha vazhdon të ushtrojë, nuk është në gjendje të evoluojë në një forcë të re, moderne dhe vërtet evropiane. Kopjimi i të njëjtës parullë 25 vjet më parë në 2021, jo vetëm që tregon mungesën e vizionit dhe imagjinatës politike, por tingëllon si një tallje e historisë. 

Zgjedhjet e 26 majit 1996 përfaqësojnë dy nga (shumë) pikat e zeza në historinë e Partisë Demokratike e cila, jo vetëm në ato vite po grabiste kursimet e popullit shqiptar duke autorizuar dhe mbështetur fenomenin e mashtrimeve te firmave piramidale, por masivisht vodhi edhe votat brenda kutisë së votimit, duke marrë një shumicë prej 90% dhe duke fituar 122 deputetë nga 140. Parrulla '' Me ne fitojnë të gjithë '' përmbante jo vetëm mashtrimin financiar por edhe atë elektoral. Një rezultat prej 90% që përbën një provë dërrmuese të manipulimit skandaloz të kryer nga Partia Demokratike. Shumë nga burrat që organizuan dhe u përpoqën të fshihnin ato mashtrime, sot janë akoma në udhëheqjen e PD duke filluar me babanë e çdo të keqe, Sali Berisha, i cili në vend që të heshtë ende i lejon vetes të flasë dhe të japë mësime morale për të gjithë vendin.

Por si me masakrën e 21 Janarit kur ai u përfshi personalisht, Lulzim Basha nuk është distancuar kurrë nga asnjë prej krimeve politike të kryera nga Sali Berisha në historinë e tij të gjatë në komandën e PD. Dhe sot ai nuk mund të bëjë sikur nuk e kujton të kaluarën, kur ai vetë e evokon atë me gafën e zgjedhjes së një parulle të mallkuar, duke iu referuar një periudhe të mallkuar në historinë shqiptare.

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamit: 03/02/2021 19:53

    Nuk eshte rastesi. Kastile e kane bere. Te poshterit. Shqiperia ka vetem nje parti, ajo socialiste. Dhe vetem nje lider, Edi Rama. Te gjithebte tjeret jane tradhetare, te liq e antikombetate. Se si mund te kete opozite ne nje shtet demokratik, se kuptoj. Bravo gazeta. Demaskojini palacot dhe ngriji lart figuren e padiskutueshme te udheheqesit legjendar Enver Ho.., ups, se harrova, Edi Rama.

    Përgjigju
  • Ema: 03/02/2021 16:34

    Keta jane tersi Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç