Tirana e volejbollit për meshkuj ka humbur 3-1me sete në transfertë kundër sllovakëve të Rieker Komarno. Për Challenge Cup (raundi 1/32), bardheblutë kanë fituar vetëm në setin e tretë të ndeshjes, me sfidën që është dominuar nga vendasit.
Seti i parë i ndeshjes ka qenë i luftuar, me bardheblutë që humbën vetëm me katër pikë. Në të dytin, Komarno është treguar më i saktë duke fituar me 13 pikë diferencë. Tirana do "zgjohej" në setin e tretë, duke e dërguar ndeshjen në setin e katërt, edhe ky fituar nga ekipi sllovak 25-18. Kualifikimi për në raundin e radhës mbetet i hapur, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Tiranë pas një jave.
Rieker Komarno 3-1 KS Tirana (25-21, 25-12, 20-25, 25-18)