GRAMSH-Një person është arrestuar, pasi kërcënoi me thikë një mjek në spital. Bujar Hoda 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj u arrestua, pasi kërcënoi me thikë në oborrin e spitalit mjekun me inicialet H.K. 58 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas burimeve nga policia, Bujar Hoda vuan nga çrregullimet mendore por nuk është i pajisur me kartele. Ai ka shkuar në oborrin e spitalit duke e akuzuar mjekun se para 15 vitesh nuk i ka mjekuar bashkëshorten.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë, thikë me të cilën autori kanosi mjekun. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.