S’mori mandat edhe pse ishte më i votuari, Kapllanaj: Beteja kundër Ramës do vijojë me Bashën, humbja e PD ndodhi nga manipulimi i votave

S’mori mandat edhe pse ishte më i votuari, Kapllanaj: Beteja kundër Ramës do vijojë me Bashën, humbja e PD ndodhi nga manipulimi i votave

Edhe pse ishte më i votuari në listën e PD në qarkun e Fierit duke marrë 9274 vota individuale, Agron Kapllanaj nuk arriti të marrë dot mandatin e deputetit. Ai nuk mundi të thyej dot herësin e partisë që ishte mbi 10 mijë vota personale për t’u renditur në listën fituese duke mbetur jashtë Kuvendit edhe pse 6 kandidatët e PD-së, të cilët morën mandatin e deputeti nga qarku i Fierit kishin më pak vota se ai. Me një postim në Facebook, Kapllanaj falenderon qytetarët që e votuan, por edhe grupin demokratëve që bënë një fushatë të mirë zgjedhore. Ashtu si Lulzim Basha, edhe Kapllanaj shkruan se PD sapo ka filluar luftën e saj për rrëzimin e këtij regjimi për të rivendosur demokracinë në vend dhe se shkaku i humbjes ishte manipulimi i zgjedhjeve nga qeveria.

Kapllanaj foli edhe për numrin e lartë të fletëve të pavlefshme të votimit, duke shkruar se kjo ndodhi vetëm për faj të  Edi Ramës që hoqi emrat e kandidatëve nga listat dhe i identifikoi ato me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Postimi i plotë i Agron Kapllanajt

Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriotë dhe të gjithë Qarkut Fier !

Dua t'ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këto zgjedhje! Veçanërisht falenderoj gjithë strukturat e Partisë Demokratike - dega Mallakastër, kryetarin e Degës, z. Arjan Llanaj, kryesinë, kryetarët dhe sekretarët e Grupseksioneve, të seksioneve, gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët me bindje të djathta, te majta apo pa bindje partiake, të cilët besuan te programi i PD dhe personalisht te emri im !

Falenderoj anëtarët e KZAZ-ve përfaqësues te PD, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe mbrojtësit e votës ! Mirënjohje dhe respekt i vecantë për ata të cilët nuk u kursyen e bënë qindra km rrugë dhe erdhën nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia per të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.

Dua të falenderoj përzemërsisht drejtuesin politik te qarkut Fier z. Alibeaj për punën e jashtëzakoshme qe ai bëri!

Falenderoj të gjithë kolegët e mi që bënë maksimumim e tyre në këtë betejë, aspak te lehtë perballë makinerisë shtetërore, e cila ishte e gjitha në dispozicion të partisë në pushtet.

Një falenderim të vecantë e kam për LDG, për drejtuesen e kësaj organizate, znj. Suzana Malaj dhe të gjitha zonjat që trokitën derë më derë me qytetarinë që i karakterizon, pa u lodhur e me shpresën e mirë të ndryshimit të madh!

Një falenderim shumë i vecantë shkon per FRPD dhe drejtuesin e saj, z. Besmir Shametaj! Ju jeni te mrekullueshëm dhe te palodhur, ju trokitët në çdo derë mallakastriote dhe i gjetët ato të hapura! Ju ishit oksigjeni i kësaj fushate, ndaj ju them të mos ndjeheni humbës, por fitues, mbajeni kokën lart dhe mos u dorëzoni, sidomos ju që votuat dhe u angazhuat për herë të parë! Ju patë me sytë tuaj sesi shteti i manipuloi dhe vodhi këto zgjedhje, ndaj duhet të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë luftën deri në përmbysjen e këtij regjimi që po kërcënon demokracinë.

Kur demokracia dhe atdheu janë në rrezik është rinia ajo qe del në ballë dhe prin përmbysjen e një regjimi për të rifituar demokracinë!

Falenderim të përzemërt kam për të gjithë ata votues që besuan te programi i PD dhe te unë personalisht, që nuk pranuan ta shkëmbenin votën me asgjë dhe e panë atë si të shenjtë e të patjetërsueshme!

Edhe ju që padashur e hodhët votën gabim duke votuar 9 dhe 7 vertikalisht, mos u ndjeni keq, unë ju mirëkuptoj, nuk është faji juaj, por i Edi Ramës që ka kapur çdo institucion, ai që hoqi emrat e kandidatëve për deputetë nga listat dhe i identifikoi kandidatët me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Ju e shprehet qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës.

Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5- qershorit e shumë e shumë të tjera...

Të dashur motra dhe vëllezër!

Duhet të ndjehemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavleshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara...

Të gjitha këto i bëri Edi Rama qe nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët.

Të nderuar qytetarë e mbështetës!

Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të vazhdojë, derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t'i kthehet demokracia !

Mirënjohja ime ndaj jush, tani më shumë se më parë, do të jetë e përjetëshme. Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja!


Lajmi kryesor:

Ndër më të votuarit e PD, Shehaj pranon zgjedhjet: Vota juaj nuk është e humbur, do të përfaqësohet besnikërisht në Kuvend! Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja