Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Atentati ndaj Donald Trump

Detaje të reja kanë dal nga atentati që iu bë ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump, më 14 korrik, në Pensilvani ku sipas një hetimi, një snajperist i njësisë speciale ka qëlluar armën e atentatorit të Donald Trump para se ai të qëllonte.

Sipas një raporti të kongresistit nga Louisiana, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e atentatorit të Trump, Thomas Mattheë Crooksit dhe e pengoi synimin e tij pasi qëlloi disa herë në Pensilvani në drejtim të Trump.

Sipas raportiti, snajperisti i SËAT-it ishte i pari që gjuajti mbi sulmuesin, ndërsa pak minuta më pas, një snajperist i Shërbimit Sekret e vrau atentatorin.

Higgins ka thënë se snajperisti gjuajti drejt sulmuesit dhe goditi një pjesë të armës së tij, gjë e cila e rrëzoi sulmuesin nga pozicioni i tij përkohësisht, por “pas pak sekondash ai u ngrit” dhe më pas u qëllua për vdekje.

Crooks vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa Trump u plagos në vesh teksa po mbante fjalim.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ 10 vatra aktive! Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë dhe në atë të Tërnovës

Zjarret në vend/ 10 vatra aktive! Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë dhe në atë të Tërnovës