S'ndalet 'hemoragjia', deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur

Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi dhe Ediola Braha

Pa nisur ende zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 25 prillit, fushëbeteja mes partive politike është e ashpër. Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha.

Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.

Ediola Braha

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe se votat për këtë parti do të shkojnë dëm, pasi goditjen përfundimtare do e marrë më 25 prill.

"Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim", shkruan Çuçi.

Aktualisht LSI i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie. Ndërkohë që dy ditë më parë edhe dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit është shkrirë. Dorëheqja e kryetarit të kësaj dege solli dhe largimin e 140 anëtarët e degës së LSI-së në fshatit Gjeroven, ku shprehen se ndihen të papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Largimi i Brahas nga LSI te PS, Çuçi: I dashur Vangjel Tavo, e shoh që të paska dhembur

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi nuk e ka lënë pa një përgjigje ish- deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, lidhur me largimin e deputetes Ediola Braha.

"I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhembur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS..... por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht"

Ora 15:52
Deputetja e opozitës së re nga radhët e LSI i bashkohet PS, Tavo: Po si more Bledi nuk e kuptove që ishte e juaja me kohë

Me ironi ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo për largimin nga LSI-ja të Ediola Brahës. Ai shkruan se largimi i saj nuk është kurrsesi një tregues se LSI po shkërmoqjes, pasi Braha ka qenë gjithnjë pjesë e PS, tani thjesht është zyrtarizuar.

“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!?  Po si na e more o Bledi!?  Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre!  Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!  Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruan Tavo.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos 
I.K./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbështesni vendimin e kryeministrit Rama për të përfshirë në listat e PS-së Luljeta Bozon dhe Najada Çomon?

Komento

Komente

  • vjosa: 24/01/2021 18:49

    Iku per lesh dhie ,,,lsi,,levizja e sharrabajgave ilegale....///

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Denoncimi i PD-së: Qeveria harxhoi 15.5 milionë euro për luks makinash në vitin e pandemisë