Kompania më e madhe e kërkimit, Google feston fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore që zhvillohen në Rusi, 'Sochi 2014'.  Si simbolikë, Google ka ndryshuar logon identifikuese të saj, duke ia përshtatur Lojërave Olimpike.

Por, fakti interesant qëndron se ngjyrat e logos së re i përkasin atij të komunitetit LGBT. Ngjyrat e përdorura nga Google janë simbol i homseksualëve, lezbikeve, biseksualëve dhe transeksualëve në shumë vende të botës.

Ky veprim i Google vjen si goditje për Rusinë, që nuk njeh komunitetin LGBT.

Poshtë logos së Google shkruhet: "Praktika e sportit është një e drejtë e njeriut. Çdo individ duhet të ketë mundësinë e ushtrimit të sportit, pa diskriminim të çfarëdo lloji dhe që kërkon mirëkuptim të ndësjelltë me frymën e miqësisë, solidaritetit dhe lojës së ndershme.

Një ditë më parë(06.02.2014), zv/Kryeministri rus, Dmitri Kozak paralajmëroi sportistët dhe spektatorët kundër promovimit të homoseksualitetit gjatë Lojërave Olimpike. Ligji rus ndalon çdo propagandë homoseksuale gjatë këtij eventi sportiv.

google sochi 2014


(v.gj/shqiptarja.com)