“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë.”
Këto deklarime të djeshme të Ditmir Bushatit u lexuan si një distancim i ish ministrit me partinë e tij mbi rolin e saj në krizën politike në vend. Por deputetët socialistë nuk i bashkohen kolegut të tyre. Disa heshtin dhe nuk e komentojnë fare deklaratën. “Nuk e di se çfarë deklarimesh ka pasur”,-thotë Spartak Braho.
Deputeti Alket Hyseni i shmanget përgjigjes duke i thënë “mirëmëngjes” gazetares së Report TV, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, fokusohet diku tjetër: “Mirëmëngjes. Mirë jeni? Pyesni një herë a jam mirë me shëndet”, dhe largohet për në mbledhjen e komisionit.
Të tjerë e kundërshtojnë Bushatin duke thënë se qeveria nuk është arrogante, por respektojnë mendimin ndryshe. “Nuk shoh asnjë arrogancë në gjithë këtë qëndrim tonin, është vetëm zbatim i kornizës kushtetuese. Nuk kam qenë prezent gjatë fjalimit të Bushatit, por kam lexuar për të. Në asnjë mënyrë nuk është një ndarje. Kështu ka qenë përherë Partia Socialiste është respektuar mendimi i gjithsecilit në grup,”-thotë Adnor Shameti.
“Unë e di që mazhoranca jonë e ka pasur dorën e shtirë për bashkëpunim jo sot, por është shquar forca jonë politike për bashkëpunim dhe dialog me opozitën”,-thotë Ulsi Manja. Qysh nga koha kur Rama e shkarkoi si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk është parë të ketë rol aktiv në mbështetje të mazhorancës, ndërsa fjalimi i djeshëm dëshmoi atë që thuhej nën zë, se ish-ministri nuk ka linjë të njëjtë me kryeministrin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor, 22:42
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42
-
PD: Ministri i Drejtësisë të japë dorëjeqjen! Hetim pasuror Ulsi Manjës, aplikoi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë
16 Nëntor, 13:20
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor, 18:13
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor, 12:11
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Progres-raporti i BE, Ulsi Manja me homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për kapitullin 23
30 Tetor, 09:39
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor, 16:32
O Ditmir po tregohesh shume pa dinjitet. Pse nuk fole kur ishe minister apo....qeveria u be tani arrogante. Po ato qe ke punesuar ti me mezatare 6 njerzit e tu apo qeveria nuk ishte arrogante. Ik ore ditmir se e prishe fare. Ne fakt une nuk kam patur personalisht respekt per ty. Fshae dhe zbulon shume gjera ne subkoshiencen tende. Hallall ta befte zoti, do ja shohish hajrin ketyre sjelljve te tua.
PërgjigjuXhelozi, mbasi e ka gjikuar mir e mir problemin qe e mundon, dhe mbasi e ka perhapur ane e kend gjikimin e tij ,kujtohet te arsyetoj me vrer e mllef ,per tju mbush mendien te tjereve ,se ai nuk e ka gjikuar ceshtjen nga cinizmi ,por nga e verteta qe na e servir permes arsyetimit te vonuar .Kushdo qe ka deshiren e mire dhe vendos nje gur ne kalane (ngrehinen)shqipetare eshte i nderuar e i respektuar nga populli ,qe kerkon liri, ekonomi e drejtesi .Nje popull qe vuan per nje kohe te gjate ,sigurisht nuk i njeh fajet qe i ben vetvetes ,do te vuaj per aq kohe ,sa te shikoi nga vjen ,per ta gjikuar se ku shkon .Nuk eshte e mundur, qe ne te gjithe te jemi armiq midis vetvetes .C'do shqipetar e ka per detyre ,te jap kontributin e tij, sadoqoft modest .Kush nuk mundet te beje mir ,le te mos qelloje me gur te tjeret .Faleminderit .
Përgjigjuo bushati ca le lale? caka po ben pune shume me mire se ti? apo do me ja dhon shkodren prap PD
PërgjigjuMere pak me shtruar ti Ditzi Bushati!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuO djale i mire Ditmir, po nuk eshte arrogance shtrirja e dores per mirekuptim disa here . Nese akoma nuk e ke kuptuar qe opozita eshte perkedhelur shume, gabim i madh per ty, nuk paske kuptuar asgje as edhe nga cfare thone se fundi SHQIP nderkombetaret per opoziten tone. Mos keshtu se te kane rene kreditet shume ne opinionin publik ne teresi, ne vecanti ne opinionin socialist. Nuk pritej kjo nga ty. PS e qeveria po silmohet me zjarre dhe hekur dhe ty te duket arrogante sjellja e PS. Kjo eshte e papranueshme, ose ti nuk i ke pare sjelljet e opozites deri tani, sidomos tani qe ke lene detyren e Ministrit, ose i je bashkuar akuzes se opozites qe..."pse policia e la te lire opoziten te thyente xhamat e kryeministrise.." Jo , jo keshtu Ditmir, mblidhe vehten e qendro me kembe ne toke.
Keta ditezinjte PS eshte e mire kur keta jane ministra si diteziu arts dade .ne momentin qe bir nga ministri beje rolin. Ne qe i votojme jemi budallenj o ditezi se ps te do jo gazeta koha jone