'Pse grekët dhe maqedonasit e gjejnë gjuhën dhe ne nuk e gjejmë? A jemi shqiptarë?'

'Pse grekët dhe maqedonasit e gjejnë gjuhën dhe ne nuk e gjejmë? A jemi shqiptarë?'

Raportimi i institucioneve që japin llogari para kuvendit të Shqipërisë është një procedurë normale kushtetuese e llogaridhënëse e këtyre institucioneve. Por, në periudhën politike e situatën politike në të cilën ne jetojmë natyrisht që raportimi i KQZ-së apo debate e dikutime të ndryshme lidhur me nevojën për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe garancitë që ky system duhet të bëjë, në radhë të parë për të garantuar votën e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot për sot marrin një vëmendje të posacme.

Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizimit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, jo vetëm për demokracitë e reja në europën qëndrore dhe lindore por edhe për vende me regjime despotike, sic është rasti i Venezuelës.

Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar diegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrezimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakoshme.

Aq më tepër kur ky kuvend u konstitua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan nga një qeveri të përbashkët ku institucionet kyce u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysëm.

Është po ky kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar I padiskutueshëm përsa i përket standarteve zgjedhore.

Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvëndësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi.
Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse.

Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijet e opozitës që mungon këtu në sallë.

Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për ti ofruar një hapsirë më të madhe të gjithë aktorëve politikë, sepse demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvëndësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim.

Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjsimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Socialistët, progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë.

Këtu ka burra e gra që kanë hyrë në këtë sallë që 1991, ka burra e gra që kanë kontribuar për këtë vend. E dinë të gjithë mirë që socialsitët dolën me devizën, të sakfrikojmë sa më shumë në mënyrë që të ndërtojmë një shtet solid. Ishin socialistët dhe progresitët e këtij vendi që ndërtuan një system të ri nga hiri I 1997-ës.

Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që po mbyllim për të shprehur respektin tonë për të gjthë ata që kanë shërbyer në këtë vend me të mirat dhe të keqijat e tyre. Kjo javë përkon me me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO.

Nuk fillon 10-vjetori I Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike, nuk fillon as 70- vjetori I NATO-s si organizatë, e cila pikë së pari është një organizatë politike dhe më pas ushtarake me ne këtu, por me të gjithë ata që vuajten burgjeve të komunizmit që e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa.

Me studentët e dhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dot kur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa në 90-ën që edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do të përpëlitej në debatin nëse do ti hapim apo nuk do ti hapim negociatat.

Kjo është java që ne duhet të përkujtojmë 10-vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vend ka me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjët tanë dhe të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ne nuk kemi hedhur hapin vendimtar përpara.

Pse, 13 vjet nga firmosja e kësaj marrëveshje në 2006-ën, ndërkohë që në marrëveshje shkruhet shumë qartë që brenda 10 viteve do të përgatitet vendi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne jemi këtu ku jemi.

Dhe kur flasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet ta mbullim tranzicionin vetëm kur të përkojë me reformat të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj shërbimit të jashtëm shqiptar. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dy institucione të krijuara me 4 dhjetor të 1912-ës. Janë ndër të paktat pasuri që nuk I shkatërroi dot asnjë lloj regjimi. Janë pasuri të cilat nuk mund të vihen në pikpyetje.

Unë nuk jam mbrojtës asesi i status-quos, nuk jam as partisan i nostalgjive të dikurshme, por aty ka burra e gra të cilët kanë punuar me përkushtim për Shqipërinë anëtarë të NATO-s.

Aty ka burra e gra që kanë shërbyer në misione dhe kanë vëne jetën e tyre në rrezik për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, për ti rritur reputacionin ndërkombëtar këtij vendi, edhe në kushtet kur ne klasa politike, kemi bërë baltën mullar në këtë vend.

Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe të vlerësojmë mundin e heronjëve të heshtur, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që e kanë bërë Shqipërinë më krenare sec mund ta ketë bërë klasa politike.

Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjoze në botë. E dini me cfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit Grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?

Cfarë do ti themi sot ne një 30-vjecari?

Shikonin një fakt të rëndësishëm. Njerëzit luftuan gjatë luftës së II-të botërore po mbesin gjithnjë e më pak, për shkak të arsyeve biologjike.

Njerzit që kontribuan në komunizëm për atë që konsiderohet pasuria kolektive, ose sot janë dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua te një rreth vicioz njerzish.

Po 30-vjecarët që kanë lindur në 89-90 që nuk e dinë cfarë ishte komunizmi? Si do ta shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo me evropën e vlerave demokratike.

Do vazhdojmë të themi që ishte faji i komunizimit, ishte faji i Enverit?

30 vjet është më shumë se nga shpallja e Pavarësisë shtet në 1912 tek fllimi I luftës së I-rë botërore, apo pushtimi I Shqipërisë nga Italia fashiste. 30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore. 30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë Shqiptarët.

Prandaj, është momenti I fundit që ne të shohim për nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?