Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, Xhaçka takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut (FOTO)

Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, Xhaçka takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut (FOTO)

Ministrja Olta Xhaçka në Dibër

DIBËR- Socialistët e Dibrës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të siguruar mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos. Në fokus të diskutimeve me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, ishin masat organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian. Gjithsesi,- theksoi Xhaçka, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS.

“Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 13/09/2020 13:58

    Hajdutet e dibres ndezin qiri dhe luten se ska drita dhe luten ishalla te fitoj rilindja qe te vjedhim sa me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK