Javën e ardhshme pritet një hap konkret në Reformën Zgjedhore: prezantimi i projektligjit të ri për financimin e partive politike, që përbën një hap përpara drejt zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për Kodin Zgjedhor.

Lajmin e bëri të ditur bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili bashkë me bashkëkryetarin tjetër nga rradhët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u takuan me delegacionin e ODIHR, ku bënë një përditësim të punës së deritanishme. Delegacioni ishte i përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska.

“Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi pritëm në një takim delegacionin e ODIHR-it, të përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. I informuam për ecurinë e deritanishme të punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. I njoftuam se javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët, para anëtarëve të komisionit, projektligji i ri për financimin e partive politike. Me miratimin e këtij projektligji, që ishte edhe prioriteti i parë, Komisioni nis punën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it sa i takon Kodit Zgjedhor. Misioni i ODIHR-it është i angazhuar të bashkëpunojë ngushtësisht me ekspertët e komisionit për gjetjen e zgjidhjeve teknike që adresojnë rekomandimet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet, u shpreh Gjiknuri.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 23:04

    Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?