VARSHAVË, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ - Gjendja e një djali dyvjeçar, i cili ishte pothuajse i vdekur nga i ftohti dhe u gjet pa ndenja në bordin e një anijeje, i veshur me pizhama dhe temperatura e trupit të tij kishte rënë në 12 gradë Celsius, është drejt përmirësimit, theksoi sot një mjek.
"Ne jemi të kënaqur me gjendjen e tij, nuk ka simptoma shqetësuese, ai po përmirësohet", theksoi për shtypin profesor, Janusz Skalski, i cili punon në një spital për fëmijët në Krakov, në jug të Polonisë.
"Djali doli nga koma artificiale terapeutike, bebet e syve reagojnë ndaj dritës, duart dhe këmbët lëvizin", theksuan sot mjekët.
Por, ai vazhdon të jetë në reanimacion dhe nuk dihet ende nëse truri i tij ka pësuar dëme.
Një ekspert i hipotermisë, cituar nga agjencia polake e lajmeve PAP, Tomasz Darosha, deklaroi se deri tani rasti më i rëndë i hipotermisë i pasuar nga një rikthim në jetë ishte ai i një skandinavi, temperatura e trupit e të cilit ra deri në 13,7 gradë Celsius./
/ec/ a.jor.











