TIRANE - Shqipëria këto 23 vite ka ndjekur trendin e vendeve në zhvillim në planifikimin në tërësi, me ece-jaket e veta pozitive dhe negative; ka patur zhvillime pozitive, por edhe negative, që të gjithë i njohim. Ndërkohë, ende nuk është miratuar një Plan Kombëtar Zhvillimi. Në intervistën për Shqiptarja.com, eksperti i Planifikimit të Infrastukturës Sokol Kikino thekson se shteti nuk e ka kryer detyrën e vet, duke lejuar një zhvillim kaotik
Ing.Kikino, si është zhvilluar sistemi i planifikimit në tërësi dhe ai i infrastrukturës në këto 23 vite?
Sa i takon planifikimit në tërësi, duhet thënë se Shqipëria këto 23 vite ka ndjekur trendin e vendeve në zhvillim, me ece-jaket e veta pozitive dhe negative; ka patur zhvillime pozitive, por edhe negative, që të gjithë i njohim. Sa i takon infrastrukturës, duhet thënë se ajo përfshin shumë elemente, të cilët mund të klasifikohen, si nga pikëpamja sociale (shkolla, spitale etj) ashtu dhe fizike, si furnizim me ujë, rrugë, energji, kanalizime etj.
Sektori privat, sëbashku me donacionet e huaja, ka qenë lokomotiva e zhvillimeve të infrastrukturës, nderkohë që shteti në përgjithësi, me gjithë përpjekjet dhe ndihmat e shumanëshme, nuk ka mundur të ndjekë në mënyrë të plotë këto zhvillime. Qeverisja nuk ka detyrë tjetër, veçse të hartojë dhe zbatojë buxhetin e realizuar nga taksat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, bazuar në politika zhvillimi që ajo duhet të hartoje në përputhje me prioritetet e saj afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Sektori privat është thjesht dhe vetëm i detyruar të implementojë aktivitetin e tij ligjor në përputhje me këto politika.
Ai është aty për të fituar, duke shfrytëzuar ndonjëherë dhe boshllëqe ligjore, kurse shteti duhet të plotësojë këto boshllëqe dhe të monitorojë performancën. Në këto vite, rrallë mund të shihen studime dhe plane të zhvillimit rajonal e të qyteteve ose masterplane. Ende në pjesën dërmuese të Shqipërisë punohet me planet e kohës së regjimit komunist. Kjo, e shoqëruar me hapjen e Shqipërisë në tregun e ekonomisë së lirë, ka sjellë një zhvillim kaotik, të pakontrolluar dhe ndërtime masive pa leje në të gjithë territorin, me rritje të pakontrolluar të kufijve të qyteteve dhe shndërrimin e të ashtuquajturave vija të verdha në vija të padukshme. Nga viti 1992 deri në 2001-shin migrimi i brendshëm arriti në rreth 1.4 milionë banorë ose rreth 40% e popullsisë.
Çfarë solli kjo?
Mungesa e kuadrit të rregullimit të aktivitetit të sektorit ekonomik dhe kontrollit efektiv të planifikimit urban e rural çoi në një serë fenomenesh negative, si prerje e pyjeve, shfrytëzim i guroreve pa kriter, zhvillim pa kriter i zonave rreth qyteteve dhe vendosje spontane e ndërtimeve pa leje në rrethinat e qyteteve e përgjatë rrugëve të sapondërtuara apo rehabilituara. Mjafton të përmendim vetëm masakrën urbane që është bërë në zonën e Golemit për të kuptuar se ç’ka ndodhur. Apo dhe nje fakt tjetër, që e pashë në televizion: në Fier në periudhën 1991-2013, 30.5% e tokës bujqësore u shndërrua në truall ndërtimi.
Në Shqipëri, këto vite, nisur dhe nga gjendja e rënduar kur filloi funksionimin ekonomia e tregut, çdo gjë është konsideruar prioritet i prioriteteve. Është punuar më shumë në sasi dhe më pak në cilesi. Rezultantja që i bashkon të gjitha zhvillimet është se sot, pas 23 vitesh, edhe pse përpjekje sporadike janë bërë, Shqipëria nuk ka ende një Plan Kombëtar Zhvillimi të sajin dhe, në gjykimin tim, ne nuk i kemi paraprirë zhvillimit, por i kemi shkuar atij nga pas, ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta.
Përse ky Plan nuk është bërë deri më sot?
Së pari, është e rëndësishme të kuptohet se të gjitha infrastrukturat dhe zhvillimi i tyre nuk janë një qëllim në vetvehte apo diçka që realizohet thjesht për të joshur interesat momentale të disa operatorëve privatë. Ato zhvillohen për t’u shërbyer njerëzve, të cilët, në fund të fundit, paguajnë taksat për të patur këtë shërbim, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së një vendi. Sigurisht, një faktor determinant në zhvillimin e infrastrukturës e ze pozicioni gjeografik i një vendi, të cilin Shqipëria e ka të mirë.
Por, kur kemi bërë një hap para, kemi gabuar me një tjetër. Të marr si shembull VKM apo ligjin që detyron të gjitha komunat të hartojnë masterplanet e zonave që ato administrojnë. Kjo ishte një risi pozitive, por, si gjithmonë, nuk paramendohen pasojat negative të efektit të implementimit të një ligji. Shumë nga komunat nuk kanë fonde për të bërë këto masterplane, ndërkohë që ndërtimet ilegale vazhdojnë të lulezojnë; disa nga komunat mund të kenë fonde, por e kanë trajtuar masterplanin e territorit që administrojnë të kufizuar, vetëm për zonën e tyre, pa koordinuar me rajonet që e rrethojnë dhe duke e lënë këtë masterplan të cunguar.
Disa nga komunat, madje, nuk kanë patur idenë se ku do të kalojnë rrjetet kryesore të infrastrukturës në 20 vitet e ardhshme për shkak të mungesës totale të bashkëpunimit qeverisje lokale/qeverisje qendrore; madje, në të shumtën e rasteve, edhe masterplanet që janë bërë nga qeverisja qendrore për infrastruktura të ndryshme, janë bërë të pakoordinuara.
Ku duhet të synojë planifikimi?
Gjykoj se Plani nuk është bërë deri më sot, pasi, ose nuk kanë ditur, ose nuk kanë dashur, ose të dyja bashkë. Në Gjermani psh ekzistojnë një ligj dhe rregullore specifike të detajuara për planifikimin hapësinor, hartuar qysh rreth viteve ‘70, bazuar në të cilët hartohen madje dhe Planet Federale të Transportit dhe të tjera si këto, sipas çdo Landi. Po kështu, dhe në Angli (sistem më fleksibël), Itali etj.
Plani Kombëtar merr një rëndësi të veçantë në kushtet e agravimit në ekstrem të situatës në planifikim. Objektivi i planifikimit në tërësi është: të jesh i përgatitur për diçka që mendon se ka të ngjarë të ndodhë në të ardhmen. Vetë fjala parashikim nënkupton edhe pasiguri, që e detyron planifikimin të jetë interaktiv dhe dinamik. Qëllimi bazë i planifikimit është përdorimi konsistent i burimeve të disponueshme të vendit, në përputhje me objektiva të qarta zhvillimi, për të arritur rezultatin maksimal.
Kjo do të thotë që, pasi të kesh definuar objektivat makro të zhvillimit për 20-30 vitet e ardhshme, të jesh në gjendje që ta “segmentizosh” vendin në zona prioritare, ashtu sikurse vetë Zoti dhe natyra i kanë bërë ato, duke marrë në konsideratë zhvillimet demografike, ekonomike, mjedisore etj., duke thënë psh Myzeqenë do ta përdor si potencialin madhor për bujqësinë; zonën Tiranë-Durrës, ku banon rreth 1/3 e popullsisë, do ta shndërroj në metropol; zonat malore do t’i zhvilloj kryesisht për turizëm dhe shfrytëzim mineralesh; bregdetin për turizëm elitar, joelitar dhe tregti.
Duhet të përcaktosh zonat ku do të ndërtohet e ku nuk do të lejohet të ndërtohet etj etj, të cilat - të gjitha - duhen studjuar. Cilin model zhvillimi do të ndjekësh: atë të përqendruar apo atë të rajonizuar; më thjesht, do të çosh një investim ujësjellësi prej 7 mln USD në një fshat me 10 banorë, siç ka ndodhur më parë në Shqipëri, apo një rrugë, apo çdo lloj infrastrukture apo do të bësh një zhvillim më të përqendruar, efiçient dhe të kontrolluar? Bazuar në këto analiza të detajuara, që përbëjnë dhe shtyllat e zhvillimit, hartohen më tej masterplanet për të gjitha infrastrukturat. Këto masterplane do të përcaktojnë në mënyrë eksplicite politikat e mëdha sektoriale, të cilat do të kontribuojnë në formëzimin e territorit. Është e thjeshtë të thuhet, por e vështirë të implementohet, pasi kërkon konsensus të gjerë, fleksibilitet dhe shpejtësi për të kapur kohën e humbur.
Si e shihni konferencen e fundit të organizuar nga qeveria Rama në ardhje, pikërisht për këtë çështje?
Unë isha një nga pjesëmarrësit dhe gjykoj se është një gjë e mirë dhe një risi për Shqipërinë. Tashmë në Shqipëri është krijuar një plejadë ekspertësh lokalë të fushës, të cilët, në bashkëpunim me ata të huaj, do të mund të gjeneronin një Plan të realizueshem. Ajo që vlen të theksohet është se hartimi i një Plani të tillë kërkon një vullnet të fortë politik dhe konsensus të gjerë, pasi nuk është një plan i radhës, por një “Kushtetutë” e zhvillimit të vendit për 20-30 vitet e ardhshme.
Cili mendoni se është hapi i parë, nga duhet nisur?
Duhet filluar me urgjencë nga inventarizimi i çdo gjëje që lëviz dhe nuk lëviz në Shqipëri. Ky është hapi i parë i planifkimit, pa të cilin vështirë se mund të shkohet në hapat e tjerë. Një shembull simbolik, në Gjermani, kur shkon në një qytet, duhet të regjistrohesh në rajonin e policisë dhe, kur kërkon të punosh apo jetosh apo studjosh në një qytet tjetër, duhet të bësh çregjistrimin nga aty ku jeton, gjë, pa të cilën qyteti ku do të spostohesh nuk të jep lejen e qendrimit. Duhet punuar për më shumë cilësi dhe më pak për sasinë, pasi jetojmë në botën e burimeve të kufizuara dhe jo çdo gjë mund ta bëjmë aq shpejt dhe me atë cilësi sa dëshirojmë ta bëjmë.
Lajtmotivi ynë për vitet e ardhshme duhet të jenë 3 „P“: PARANDALIM i zhvillimeve kaotike në çdo qelizë të jetës dhe në çdo nivel të institucioneve (aksidente, vrasje, ndërtime pa leje); PASURI TE INVENTARIZUARA për çdo gjë dhe PLANIFIKIM në çdo qelizë.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com