Sokol Sadushi zgjidhet zv/kryetar i Gjykatës së Lartë, me kompetencat e kryetarit

Sokol Sadushi zgjidhet zv/kryetar i Gjykatës së Lartë, me kompetencat e kryetarit

Sokol Sadushi

Sokol Sadushi është zgjedhur në unanimitet me 7 vota si zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, por që do të ketë edhe kompetencat e kryetarit deri në zgjedhjen e këtij të fundit, pas largimit të Ardian Dvoranit

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvillo sot procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

"Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë", thuhet në njofim.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”. 

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit. Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë, por aktualisht ka 3 anëtarë, Sokol Sadushin, Ervin Pupen e Ilir Pandën. Ndërsa duhet të plotësohet edhe me 16 gjyqtarë të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/07/2020 18:01

    Sokol Sadushi nje nga juristet me te mire qe kemi.Aftesi dhe ndershmeri.Sikur te kishim me shume jurist te tille ku do ishte dtejtesia jone sot? Drejtesia e padtejtesuse 30 vjecate eshte shkak i zgjatjes se tranzicionit si dhe polarizimit te madh te shoqerise shqiptare,ku korrupsioni i ka shkaterruar themelet e saj

    Përgjigju
    • Ahmet: 08/07/2020 08:43

      Jo per replike dhe per asgje por, per efekte te se vertetes: Ai eshte pjese e drejtesise 30 vjeçare qe ju e paskeni quajtur padrejtesi dhe nese ka vend per te tille atehere ajo fillon te Ai!!! Aty vetem ligjshmeri nuk ka ne zgjedhje por, ka zgjedhje per analogji si ne 30 qershor! Gjykata e Larte funksionon me x gjyqtare dhe me gjasa deri kur te plotesohen e te funksionoje si e tille atehere edhe Ai do t'i kete plotesuar kriteret ligjore per zgjedhjen e tanishme

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet