KLGJ ka zbardhur më në fund argumentet se përse u deklarua e përfunduar detyra e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. KLGJ vlerëson se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendeson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar. 

Por, nga ana tjetër, në situatën kur të tre po ushtrojnë detyrën dhe kur edhe për vendin e katërt nga juristët e spikatur ka nisur procedura e plotësimit, pa asnjë mëdyshje çon në përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Menjëherë pasi KLGJ zbardhi argumentet për shkarkimin nga detyra ka reaguar edhe Ardian Dvorani. Për Report TV, ai ka thënë se "ky nuk është vendim, megjithatë me KLGJ do të përballem në Gjykatë".

Në argumente KLGJ vlerëson se prania e gjyqtarit të katërt në Gjykatën e Lartë nga juristët e spikatur, kur tre të tjerë janë emëruar nuk sjell dhe as garanton funksionimin normal të kësaj gjykate në lidhje me gjykimin e çështjeve nga trupa 5-anëtarëshe apo në Kolegje të Bashkuara.

"Në kushtet kur ju vazhdoni të qëndroni në detyrë në Gjykatën e Lartë, tashmë në vitin e shtatë pas mbarimit të mandatit edhe në supozimin se pasardhësi juaj është gjyqtari i fundit që do të emërohet nga radhët e juristëve të spikatur, KLGJ konstatoi se afati i arsyeshëm i qëndrimit tuaj në detyrë në pritje të pasardhësit që nënkupton paragrafi 5, i nenit 136 të Kushtetutës tashmë është tejkaluar", thuhet në argumentet e KLGJ.

Po ashtu, sipas KLGj, prania e gjyqtarit të katërt nuk sjell dhe as garanton funksionim të shtuar të kësaj gjykate në raport me praninë e vetëm tre gjyqtarëve.

Në përfundim të shkresës, KLGJ i jep një jave kohë Dvoranit, sipas ligjit, për të shprehur interesin e tij me shkrim ne në Këshill për t’u emëruar si gjyqtar në një Gjykatë Apeli.

"Në kushtet kur ligji, nenet 61 dhe 62 të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar ju njohin të drejtën për tu caktuar në nivel apeli, KLGJ ju fton të shprehen nëse do ta ushtroni këtë të drejtë me qëllim për të ndjekur procedurat përkatëse për realizimin e saj. KLGJ ju fton që qëndrimin tuaj ta parashtroni me shkrim brenda një jave"

(Kliko këtu) Shkresa e KLGJ drejtuar Ardian Dvoranit

Por si lindi debati? Presidenti Ilir Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por si EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Pas vendimit, Dvorani për Report TV: Me KLGJ do përballem në Gjykatë

Menjëherë pasi KLGJ zbardhi argumentet për shkarkimin nga detyra ka reaguar edhe Ardian Dvorani. Për Report TV, ai ka thënë se "ky nuk është vendim, megjithatë me KLGJ do të përballem në Gjykatë".