SOLIDARITETI/ Diaspora shqiptare në Australi dhuron mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit

SOLIDARITETI/ Diaspora shqiptare në Australi dhuron mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit

Shqiptarët në Australi vazhdojnë të nxjerrin në pah frymën e solidaritetit, për dy javë shoqatat e shumta, të cilat veprojnë në Australi, mblodhën mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, sipas albinfo.ch.

Komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit. Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera.

Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:39
Trupat shqiptare e letoneze solidarizohen me të prekurit nga tërmeti e dhurojnë të ardhura

1576525250_olyt.jpg

Trupat shqiptare nga Letonia janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë kontribuar me të ardhura.

Ky lajm është publikuar nga ministrja Xhaçka, e cila e ka konsideruar një gjest të admirueshëm dhe i ka falenderuar djemtë.

Një gjest i admirueshëm e domethënës vjen nga Letonia, ku trupat shqiptare, bashkë me ushtarakë të tjerë të vendeve, pjesë e grup-batalionit të NATO-s në mision në Camp Adazi janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit, duke kontribuar me të ardhura.
Shumë falenderime nga larg për këta njerëz që vijnë me zemër pranë nesh!
”, ka shkruar Xhaçka.

Ora 16:51
'I tregojmë botës se jena njo', shqiptarja e famshme në SHBA, këngë prekëse për viktimat e 26 nëntorit (VIDEO)

1576511602_ni.png

Enisa Nikaj një nga këngëtaret e reja shqiptare të Maqedonisë e cila jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj jashtë Shqipërisë ka publikuar një kengë për tërmetin e 26 nëntorit.

Ajo ka lindur në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë dhe ëndërra e saj më e madhe është të bëhet një këngëtare e suksesshme.

Enisa nuk ka ndjekur një shkollë muzike, fillimet e saj kanë qenë disa “covera” të këngëve të njohura dhe më pas i publikonte ato në kanalin e saj në Youtube.

Tashmë Enisa është një këngëtare e suksesshme në SHBA.

Një javë më parë, këngëtarja ka nënshkruar një kontratë  me “Atlantic Records”,  ndërsa ditën e djeshme publikoi projektin e parë në këtë shtëpi diskografike.

Ajo ka shprehur nwpwrmjet vargjeve gjithë mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmeti dhe lidhjen e fortë me vendlindjen, gjithë vështirësitë që kaluan gjatë atyre ditëve shkatërrimtare.

Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, me titullin ‘Something Beautiful’.

E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart.

100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”, shkruan Enisa në profilin e saj.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit ishte ndër më shkatërruesit në vendin tonë, i cili shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të dëmtuar dhe la mijëra njerëz pa shtëpi.

Ora 14:39
Ambasadori i Katarit: Nesër në Tiranë delegacioni për të ndihmuar në rindërtim


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi njw takim me ambasadorin e Shtetit të  Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri. “Solidariteti i Emirit, Asamblesë Konsultative, Presidentit të Asamblesë dhe popullit të Katarit është një inkurajim i madh për të përballuar pasojat e tërmetit. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë se miqtë e mirë duken në ditë të vështira. Ndihmën tuaj nuk do ta harrojmë kurrë. Megjithë përpjekjet tona, jemi të vetëdijshëm se burimet financiare dhe kapacitetet teknike të Shqipërisë janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të përballuar fazën e rindërtimit. Prandaj e kemi të nevojshme ndihmën dhe kontributin e Shtetit të Katarit dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Ruçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për kontributin e Ambasadës dhe Ambasadorit të Shtetit të Katarit, për ndihmat emergjente për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Vorë, Kavajë.  Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri nënvizoi se “Mbështetja e Katarit për Shqipërinë do të vazhdojë përtej ndihmave të emergjencës, duke u fokusuar kryesisht në rindërtimin e ndërtesave të shërbimeve publike. Nesër vjen në Tiranë një delegacion i Fondit të Zhvillimit të Katarit për të vlerësuar nevojat. Ndihma jonë do të vazhdojë deri ditën e fundit të rindërtimit” vuri në dukje Ambasadori Al-Marri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive