Ndihmat e shqiptarëve të Greqisë mbërrijnë në Durrës për të prekurit nga tërmeti

Ndihmat e shqiptarëve të Greqisë mbërrijnë në Durrës për të prekurit nga tërmeti

Foto nga kamionët e ndihmave

Një sasi e konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur mbrëmjen e djeshme nga shqiptarët e Selanikut në Durrës.

Ndihmat u nisën nga parku me emrin “Durrësi” në Selanik dhe mbërritën në sheshin “Selanik” të qytetit bregdetar në Shqipëri.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut sollën krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime.

”Në Selanik jetojnë mijëra shqiptarë dhe sapo dëgjuan për tërmetin e tmerrshëm që kishte ndodhur në Shqipëri iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë.

Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të “Aris” e “Paokut”, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike”, tha Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i falenderoi shqiptarët për solidaritetin.

“Gjej rastin të falenderoj shqiptarët e Selanikut dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër botë sepse na janë gjendur pranë dhe na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira”, tha Tahiri.

Në këto ditë të ftohta dimri, destinacioni i këtyre ndihmave do të jenë familjet që jetojnë në çadra në zonat rurale të bashkisë Durrës.

Foto nga kamioni i ndihmave

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari: 19/01/2020 15:06

    Mire Jane NDIHMAT Per popullin e demtuar POR PROBLEMI ESHTE DUHET FILLUAR RINDERTIMI I BANESAVE KU ESHTE PROBLEMI QEVERIA KA MARRE PARA 15 miljon euro nga BE 20 miljon euro nga donacione te ndryshme KOHA KALON DHE PARET FIROJNE IKIN NE DREJTIME TE PA DITUR ME GJITHE ROJEN E FORTE TE PARAVE MINISTRIN AHMETAJ QE KEMI PER RIKUJTESE NJE PALLAT TE RINOVOHET NUK DON ME SHUME SE 40 miljon leke te vjetra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët