TIRANE - Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, deklaron se ndryshimet kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë, duhet të hyjnë mandatin e ardhshëm të Kuvendit. Gjatë një interviste për “Report TV”, Sollaku u shpreh se kjo do të shuante dyshimet se Kushtetuta u ndryshua për të kapur drejtësinë.
...
Ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku thotë se ndryshimet e kuadrit ligjor dhe kushtetues të parashikuara në draftin për reformën në drejtësi nuk janë të nevojshme në Shqipëri. Kjo pasi sipas tij, strukturat për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ekzistojnë edhe aktualisht, siç është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, apo Kontrolli i Lartë i Shtetit, por se nuk gjejnë zbatim.
I ftuar në Report TV Sollaku deklaroi: "Kemi shqetësim pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit? Në draft është një aneks ku thuhet që do bëhet vlerësim i punës, do i kontrollohet pasuria. Ne sot kemi ILDKP, që për hir të vërtetës është treguar shumë efikas. Kryetari Ganaj kur ka pasur raste i ka cuar në prokurori. Edhe me këtë draft do merret dosjet e inspektoriatit dhe do të shikohen.
Ana morale? Të gjithë njerëzit, edhe gjyqtarë e prokurorë, janë të moralshëm përsa kohë nuk ka fakte që të vërtetosh të kundërtën.
Gjyqtarët vendimet i kanë të shkruara, dhe nuk di si një komision të thotë që t'i vendimin e ke gabim, nuk bën. Vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykatat më të larta.
Korrupsioni?-Eshtë arritur që Shqiëpria të heq imunitetin e zyrtarëve të lartë. Sot ne i kemi mundësitë që policia kur konstaton që ka vepra penale të veprojë edhe në rastet e prokurorëve.
Sot kemi KLD, që për fat të keq nuk e kemi vënë si duhet në provë, u bënë 2 vjet e ca që shumë pak procedime disiplinore kanë vajtur pranë këtij këshilli.
Edhe organizmat e reja që krijohen, janë pothuajse të njëjta që do të vijmë tek standardet që do të rrijë një gjyqtar në punë apo jo, nëse standardet janë të njëjta nuk besoj se do të sjellë ndryshim", u shpreh ish-kryeprokurori Sollaku, tashmë avokat.
Referuar kritikave të opozitës për emërimin në isntitucionet e drejtësisë me 3/5, juristi është i mendimit që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme, në legjislaturën tjetër kuvendore.
"Le të miratohen ndryshimet kushtetuese, por të hyjnë në fuqi kuvendin e ardhshëm, në mazhorancën e ardhshme. Që të thonë nuk e bëmë ndryshimin kushtetues për të kapur drejtësinë. Referendumin nuk e shmang dot, nëse 1/5 e deputetëve kërkojnë që miratimet në kushtetutë të kalojnë në referendum, ai bëhet", u shpreh Sollaku.
Ish-kryeprokurori tha se procesi i ndjekur deri më tani duhet të ishte më i hapur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO