Shkaktoi reagime të forta, Albin Kurti tërheq propozimin për të sjellë Zeqirajn si ambasador në Shqipëri

Shkaktoi reagime të forta, Albin Kurti tërheq propozimin për të sjellë Zeqirajn si ambasador në Shqipëri

Idriz Zeqiraj dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka tërhequr pas propozimin për të emëruar në Shqipëri si ambasador të Kosovës Idriz Zeqirajn.

Gjatë ditëve të fundit është njoftuar përmes medias së Kosovës se Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz kishte përzgjedhur për ambasador në Shqipëri, Zeqirajn me banim në Gjermani, i vetëshpallur si njohës i çështjeve politike.

Zeqiraj, i akuzuar në të shkuarën si i infiltruar i UDB-së në radhët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar gjatë diktaturës, është një figurë e kritikuar ashpër brenda jetës publike në Kosovë pasi çmendurisht kërkonte që aeroportit të Prishtinës t’i hiqej emri i Adem Jasharit sepse sipas tij, ky ishte thjesht një hero lokalist i mbivlerësuar.

Pas minimizimit që i ka bërë publikisht figurës së heroit legjendar Adem Jashari, duket se obsesioni publik i ambasadorit të ardhshëm të Kosovës në Shqipëri, është pikërisht kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në shkrimet e tij, Zeqiraj etiketon dhe akuzon si bashkëpunëtor të Serbisë dhe Presidentit Serb, kryeministrin Rama, ndonëse vetë ai nuk jep e zbulon ndonjë provë të përfshirjes së Ramës në pazare me Vucic.

Ndërkohë, në vendimet e fundit të qeverisë “Kurti” mësohet se:

Ambasadori Ilir Dugolli është propozuar për t’u vënë në krye të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara, ambasadori Skënder Durmishi për në Ambasadën në Shqipëri, ambasadori Sabri Kiçmari për në Ambasadën në Japoni, ambasadori Albert Prenkaj për në Ambasadën në Senegal, ambasadori Fuad Morina në Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasadori Valdet Sadiku në Slloveni, Albesjana Iberhysaj Kapitaj në Çeki, Gjeneza Budima në Hungari dhe ambasadorja Arjana Zherka në Mal të Zi./ Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë