Kryeministri serb, konservatori Aleksandar Vuçiç do të fitonte që në turin e parë edhe zgjedhjet presidenciale, sipas sondazhit të agjencisë "Faktor Plus" dhe i publikuar sot nga gazeta "Politika".

Nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin nesër në Serbi, atëhere Vuçiç do të merrte 58 për qind të votave, i ndjekur me diferencë të madhe nga presidenti aktual, Tomislav Nikoliç dhe nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, të dy me nga 10 për qind të votave. I katërti do të ishte lideri ultranacionalist, Vojislav Sheshelj (në proces në Hagë për krime kundër njerëzimit) dhe i pesti do të ishte ish-presidenti Boris Tadiç me gjashtë për qind të votave.

Pamja do të ndryshonte nëse Vuçiç, politikani më popullor në Serbi, nuk do të kandidonte.
Në këtë rast, Nikoliç dhe të merrte 27 për qind, Daçiç 18, Sheshelj 11 dhe Tadiç shtatë për qind të votave. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi do të zhvillohen në vitin 2017. Mandati i presidentit është pesë vjet./ATSH/