Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim

Qytetarët shqiptarë nuk i besojnë më Sali Berishës, madje gjithmonë kuotat e tij në sondazhe janë më të ulëta në krahasim me PD-në, ndryshe nga ato që ka kryeministri Edi Rama, që ecën paralel me shifrat e PS-së.

Shifrat e sondazhit të Piepolit në Report Tv mbrëmjen e sotme, pavarësisht se pyetjet duhet të ishin më të adresuara, të ftuarit e cilësuan si realist, ku dalloheshin edhe ndryshime shifrash me herën e kaluar. Në panelin e ‘Ftontline’, të moderatores Marsela karapanço, ishin gazetarët Mentor Kikia, Poli Hoxha, Reldar Deda dhe Indrit Sefa.

Dy nga pyetjet kryesore kanë qenë për besueshmërinë te qeveria dhe opozita. Qeveria gjithashtu ka shifra negative dhe sipas të ftuarve, lidhet me situatën politike dhe dosjet e zyrtarëve në drejtësi. Kurse shifrat negative të opozitës me të paktën 65% që nuk besonin Berishën, lidhen me këtë të fundit, që nuk është më i besueshëm politikisht.

Gazetari Poli Hoxha shprehet se Berishës nuk ke se çfarë t’i besosh më, pasi ndryshe nga Rama që ecën paralel në shifra besueshmërie me PS-në, e kundërta ndodh me kryetarin e PD-së, që del poshtë partisë së tij në sondazhe. Duke i bërë radiografinë e veprimtarisë politike Berishës, me “bëmat” e tij dhe deklaratat e bëra kohët e fundit, shpjegon edhe shifrën 65% të sondazhit që nuk i besojnë.

“Jemi në fushatë, koha e sondazhit ka qenë e shkurtër dhe pyetjet mendoj se duhet të ishin më të qarta. Por PS dhe Rama shkojnë kokë më kokë në sondazhe, kurse Berisha është më poshtë partisë. Ndaj unë besoj se Berisha është fati i Ramës, mënyra sesi po e shtyn këtë herë kryeministri. Kjo tregon edhe shifrën 65% të mosbesueshmërisë së Berishës. Berisha është kontradiktor dhe me shumë fatura, më 2013 humbi me 1 mln vota, votë popullore. Si do jetë i besueshëm kur tha hajt të heqim Bashën, ta marrë unë timonin dhe ta rrëzoj Ramën. Ndaj edhe njerëzit nuk e besojnë, problem edhe brenda PD-së. Si mund ta besosh kur thotë kandidati për kryeministër pas zgjedhjeve dhe pasi të mbarojnë bëhet vetë kryeministër. Ka oshilacione. Si mund ta besosh kur si për Kodin dhe Amnistinë vitin e kaluar u bashkua me Ramën”, thotë gazetari.

Por shifrat për të dy kampet nuk janë pozitive sipas Sefës.

“Vë re se ka një rënie të dukshme nga sondazhi i kaluar, rënie e pikëve të Edi Ramës dhe PS. Duket se edhe listat e deputetëve nuk kanë dhënë rezultatin e duhur. Kurse për Berishën them se janë mërzitur për kaq vite me të, ndaj ka edhe këtë shifrën 65%. Njerëzit janë lodhur, çfarë t’i besojnë më”, u shpreh ai.

Gazetari Mentor Kikia tha se shihte ndryshime shifrash në të dy kampet, por shtoi se pyetjet duhet të ishin më të adresuara.

“Ka pasur një ndryshim në lidhje me lëvizjet e fundit në partitë politike, sidomos lista e kandidatëve, reklamat me pikat e dobëta, programet dhe parë në këndvështrim qytetarët janë ndikuar. Vihet re se ka një ndryshim në kohë të shkurtër të shifrave. Sa për pjesën e opozitës dhe Berishës, mendoj se nuk di se sa e besueshme është. Pyetja duket se ka lidhje me a e besojnë Berishën. Veprimtarinë politike të Berishës e besoj. Kurse për programin do isha në dilemë, pasi nuk di se si do realizohen disa pyetje. Shumica janë përgjigjur aforfe, “hajt mo çfarë t’i besosh Berishës!”, tha ai.

Reldar Deda mendon se ka zhgënjim qytetar për mazhorancën, ashtu sikurse edhe për opozitën dhe Berishën dhe shifrat e shpjegojnë këtë..

“Ka një zhgënjim qytetar dhe depresion dhe shifrat e besueshmërisë e tregojnë. Ka probleme me qeverisjen që në fakt është e rënë, si dhe problemet me drejtësinë. 51% që nuk i besojnë qeverisë, është gjendja reale e kësaj që po flasim, e tregon më mirë. Me sa duket Berisha është i pabesueshëm. Sepse njerëzit shohin sulmin ndaj SPAK, Primaret ku mori njerëzit e tij në lista, sjelljen e tij me deklaratat apo lufta për pushtet. Por mendoj se intervistuesit nuk e kanë kuptuar pyetjen”, shprehet ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria

1743106436_mentorkikia.jpg

Sondazhi i “Piepolit’ në Report Tv për listat e kandidatëve tregoi se qytetarët mendonin se PS kishte strategjinë më të mirë se PD.

Kurse për intimidimin e drejtësisë, edhe pse PD kishte shifrat më të larta kërcënuese për shkak të deklaratave të Berishës, të ftuarit ndanë mendimin se shifra 36% tregon forcën dhe rrezikun që i vjen institucioneve të drejtësisë nga qeveria që ka edhe pushtetin. 

“PS ka strategji më të mirë. Sepse ka futur në listë të hapur figura politike që mbledhin vota dhe për mbledhje votash. Gjithashtu ka edhe figura të reja që mbledhin po vota sepse vijnë nga shumë fusha. Ndryshe ndodh me PD-në, kur ka futur gardën e vjetër si Flamur Noka, Paloka, Vokshi, apo Tritan Shehun në listë të mbyllur, garda që janë mbrojtës të tij. Nuk ka respektuar as ndarje territoriale, zonale, interesa”, tha Indrit Sefa

Kurse gazetari Mentor Kikia u shpreh se priste shifra edhe më negative për opozitën, duke parë sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, por edhe përzgjedhjen e listave.

“Për ekonomi kohe do thoja të njëjtat gjëra edhe unë në lidhje me strategjinë për listat e deputetëve për PS, që tha edhe Sefa. Ndërsa për intimidimet ndaj drejtësisë, Berisha ka qenë flamurtar i sulmeve ndaj SPAK dhe rezultati i sondazhit duhet të ishte më i thellë në lidhje me intimidimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Rama tentoi të futej për rastin Veliaj në të njëjtën lojë si Berisha, por më pas u tërhoq. Nuk e dimë, por ndoshta ishte frika në lidhje me votat, pasi mbështetja ndaj SPAK është e madhe dhe do ishte si një lloj harakiri. Dhe nga kjo qasje agresive ai u tërhoq shpejt, duke thënë se ky është shkatërruesi i SPAK dhe unë mbrojtësi”, tha ai.

Gazetari Poli Hoxha ndau të njëjtin mendim, se më shumë kërcënim për drejtësinë përmban qeveria në çdo rast.

“Edhe unë ndaj të njëjtin mendim me Kikinë për ekonomi kohe (batutë). Por shifrat këto janë, është çështje strategjie, figurat e reja apo xhaketat e vjetra. Nëse ka rrezik potencial SPAK ka pikërisht qeverinë dhe kjo shifër 36% intimidim është domethënëse”, u shpreh ai.

Redar Dedja theksoi se:

“Partitë janë me lidera dhe deputetët përfaqësojnë liderin dhe frymën. Rama ka zgjedhur strategjinë që të shkëpusë emrat e partisë që nuk i prishin punë. Shifrat janë reale, lidhur me deklaratat e Berishës që përkon me 50% intimidim ndaj drejtësisë dhe pjesa tjetër më duket e rrezikshme me 35%, sepse pushteti ka potencialet dhe përbën mundësi”.

Kurse Sefa për sondazhin që lidhet me intimidimet ndaj drejtësisë nga dy forcat e mëdha, tha se gjithmonë kërcënimi vjen nga forca në pushtet.

“Më i rrezikshëm është intimidimi i pushtetit, pra i PS-së, sepse ka edhe strukturat dhe pushtetin. Por në krahun tjetër rezultati përkon me deklaratat e Berishës se do shkrijë SPAK”. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Nga lodhja te depresioni, ja arsyet pse zgjoheni të lodhur në mëngjes

Nga lodhja te depresioni, ja arsyet pse zgjoheni të lodhur në mëngjes