Sondazhi, inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Sondazhi, inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Foto ilustruese

Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton në Gjermani më shumë shqetësim se çdo gjë tjetër. Madje edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia e koronës nuk kanë shkaktuar kaq shqetësim. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit të kompanisë McKinsey.

Rreth 40 për qind e më shumë se 1000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh është aktualisht inflacioni. 34 përqind e të anketuarve thanë si shkak pushtimin e Ukrainës dhe vetëm tetë përqind pandeminë COVID-19. Pothuajse një e treta e të anketuarve (29 përqind) kanë frikë se për shkak të rritjes së çmimeve do t'u duhet të bëjnë kufizime në stilin e tyre të jetesës. Frika nga inflacioni është veçanërisht e theksuar tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Dy të tretat e të anketuarve supozojnë se gjatë 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.

"Dy vitet e pandemisë së koronës kanë lënë gjurmë. Por inflacioni dhe pushtimi i Ukrainës po i bëjnë njerëzit më pesimistë se kurrë më parë," tha përmbledhtazi për rezultatet e sondazhit eksperti i McKinsey, Marcus Jacob. Njerëzit po i ndjejnë çmimet më të larta dhe shohin se në portofolin e tyre u mbetet më pak në fund të muajit. Po ashtu edhe ata që kanë të ardhura të larta po i kufizojnë shpenzimet.

Sipas sondazhit, dy të tretat e të anketuarve kanë shpenzuar kohët e fundit më shumë para për ushqime, 61 për qind më shumë për benzinë dhe kosto transporti, si dhe për energjinë. Rezultati i sondazhit: thuajse një ndër çdo treti vetë e ka reduktuar konsumin e tij në fusha të tilla si në shpenzimet për kozmetikë, veshje, argëtim dhe udhëtime./ Marrë nga Deutsche Welle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1