Sondazhi me pyetjet seksuale për fëmijët, reagon Ministria e Arsimit: Standarte si në 48 vendet europiane

Sondazhi me pyetjet seksuale për fëmijët, reagon Ministria e Arsimit: Standarte si në 48 vendet europiane

Foto ilustruese

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë opinionin publik mbi abuzimet që bëhen mbi një studim i cili ka filluar të zbatohet që në vitin akademik 2009-2010.

Ministria e ka quajtur çdo përdorim i ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik është një turp për këdo që e bën. Duke theksuar se pyetësori përdoret në 48 vende të Europës, përfshirë dhe Kandanë, dhe sipas ministrisë është zbatuar çdo protokoll i njëjtë.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë opinionin publik mbi abuzimet që bëhen mbi një studim i cili ka filluar të zbatohet që në vitin akademik 2009-2010.

Çdo përdorim i ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik është një turp për këdo që e bën.

Ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Evropës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.

Këta që duan të abuzojnë sot harrojnë se e njëjta praktikë është ndjekur që në raundin e parë. Raporti, i prodhuar nga pyetësori 2013-2014 e bëri Shqipërinë pjesë të raportit evropian të këtij studimi.

Të dashur qytetarë dhe prindër:

Studimi mbi sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13, 15 vjec (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

PDF/ Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore (klikoni që të hapet linku)

Studimi konsiston në vetadministrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Plotësimi i tij është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15 vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.

Ky studim “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së femijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale.

Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme. Ky studim, është i vetmi në Shqipëri që siguron të dhëna për grupmoshën 11, 13 dhe 15 vjeç.

Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë po ashtu si premisë për një ndërhyrje të rëndësishme disa-vjecare që parashikohet të kryhet në Shqipëri nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Më poshtë është linku i raportit Europian të HBSC 2013/14, në të cilin për herë të parë merr pjesë edhe Shqipëria si dhe dy raportet paraardhëse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës