Kritikat publike të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu kundër Kryeprokurorit Adriatik Llalla janë të përshtatshme.
 
Kështu mendojnë rreth 90% e qytetarëve që kanë votuar në sondazhin e hapur nga Shqiptarja.com pas akuzave të kryediplomatit të SHBA në Tiranë.
 
Në sondazh kanë votuar mbi 300 qytetarë, ku pjesa dërrmuese i japin të drejtë Donald Lu, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë kundër.
 
Por cilat ishin akuzat e ambasadorit amerikan që tronditën Prokurorinë e Përgjithshme dhe jo vetëm ditën e enjte?
 
Donald Lu u shpreh se Kryeprokurori ka punuar kundër Reformës në Drejtësi për 18 muaj, shkeli Kushtetutën në zgjedhjen e anëtarëve të KED, pasi dërgoi vetëm 3 anëtarë në 3 pozicione pa transparencë, ndërsa e akuzoi gjithashtu se tentoi që të sekuestronte edhe serverin e ILDKPKI që është jetik për Vettingun në kontrollin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Kryeprokurori u përgjigj duke akuzuar Donald Lu për presion dhe shantazhe në dosje të caktuara, ndërsa e akuzoi edhe për heqjen e vizës së tij dhe të gruas për në SHBA.
 
Deklaratat dhe kundërdeklaratat u shoqëruan me lëvizje të dy palëve nga Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria, ndërsa Ilir Meta doli në krah të Adriatik Llallës.

Sondazhi
Sondazhi në Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com