Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5

Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5

Foto ilustruese

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Tiranë, në qoftë se votohet sot.

Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua ditët e fundit me 1753 zgjedhës të prirur për të votuar; 1402 në territorin e Qarkut Tiranë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo bashki të qarkut, si edhe 351 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS-ja do të siguronte 19 mandate parlamentare në Qarkun Tiranë (nga 37 gjithsej). Mandatin e saj të 19-të PS-ja do ta vuloste me votat e emigrantëve (shihni tabelat e mëposhtme). Ndërkohë, PD-ja do të siguronte 13 mandate parlamentare, por mandati i 13-të i saj do të ishte statistikisht në fije të perit. Dhe 5 mandatet e tjera do t’i siguronin partitë e reja.

PS-ja ka sot 1 mandat më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe 1 më tepër se sa në zgjedhjet e 2021-shit. PD-ja ka 2 mandate më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024, por 2 më pak se sa në zgjedhjet e 2021-shit. Ndërsa partitë e reja kanë 3 mandate më pak se sa në sondazhin e dhjetorit 2024. (Ndër partitë e vogla të vjetra, vetëm PSD dhe LZHK mund t’i afrohen një mandati parlamentar.)

/JAVANEWS/

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD

Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD