Këngëtarja shqiptare Soni Malaj pritet të nisë një turne në qytetet shqiptare pas përfundimit të spektaklit “X-Factor Albania”.

Duket se për këngëtaren është përfundimi i eksperiencës si anëtare jurie por jo i projekteve të saj muzikore.



Edhe një javë ka mbetur nga mbarimi i këtij spektakli dhe këngëtarja bukuroshe do të performojë për fansat e saj anembanë Shqipërisë.

Thuhet se këngëtarja do të ketë pjesë të këtij projekti dhe disa nga djemtë e grupit të saj.



Soni është një këngëtare e pëlqyer nga publiku për muzikën që bën. Së fundi ajo është parë në stadium duke parë ndeshjen Shqipëri-Lituani së bashku me aktorin e humorit Julian Deda dhe atleten Klodiana Shala.

(b.t/shqiptarja.com)

1/2