Duket se për këngëtaren është përfundimi i eksperiencës si anëtare jurie por jo i projekteve të saj muzikore.
Edhe një javë ka mbetur nga mbarimi i këtij spektakli dhe këngëtarja bukuroshe do të performojë për fansat e saj anembanë Shqipërisë.
Thuhet se këngëtarja do të ketë pjesë të këtij projekti dhe disa nga djemtë e grupit të saj.
Soni është një këngëtare e pëlqyer nga publiku për muzikën që bën. Së fundi ajo është parë në stadium duke parë ndeshjen Shqipëri-Lituani së bashku me aktorin e humorit Julian Deda dhe atleten Klodiana Shala.
(b.t/shqiptarja.com)