Soni Malaj flet për herë të parë
për divorcin dhe jetën seksuale

Soni Malaj flet për herë të parë<br />për divorcin dhe jetën seksuale
Viti 2015-të ka sjellë në jetën e këngëtares Soni Malaj surpriza të shumta, disa të këndshme, disa jo edhe aq të këndshme. Vetë Soni, në një intervistë për "Prive", pohoi se viti që lamë pas filloi bukur, ndërsa u pasua nga një sërë ndodhish që i lanë një shije të hidhur. Fillimisht lajmi për ndarjen nga bashkëshorti dhe më pas ndarja nga jeta e babait të saj, të dyja ngjarje shumë të komentuara edhe në media.

Sa i takon ndarjes nga Mirko, këngëtarja shpjegoi se kishte ardhur si pasojë e kulturave të ndryshme, ndërsa pohoi se lajmi është keqinterpretuar në media, gjë që ia bëri edhe më të vështirë fazën e 'rikuperimit'. “Të martohesh dhe të shkosh në divorc për mendimin tim është një dështim”, u shpreh 34-vjeçarja dhe vazhdoi me shpjegimin e saj: "“Një lidhje për ne artistët nuk është njësoj si për personat e zakonshëm. Ne vuajmë presionin e mediave, presionin e publikut, jemi gjithe kohës në qendër të kamerave, njerëzit shkruajnë çfarë të duan dhe në këtë trysni është shumë e vështirë të mbash një lidhje."

"Divorci erdhi kryesisht nga kulturat e kundërta... ai nuk mund të rrinte dot në Shqipëri dhe ndodhi. U bënë shumë faktor dhe Mirko më tha se ndoshta është me mirë që të mos jemi më bashkë." Sidoqoftë të dy vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie korrekte për hir të vajzës së tyre, Anës.

Përpos jetës personale, Soni tha se do të rikthehet tashmë me bashkëpunime, për vetë 'dobësinë' që ka për këta të fundit. E pyetur si ia del për të qëndruar në formë, Soni pohoi se jeta seksuale aktive ka padyshim ndikimin e saj.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë