Sonte finalja e Kupës së Italisë, Milani sfidon Juventusin
Sonte në mbrëmje dorëzohet trofeu i parë në Itali. Milani sfidon Juventusin në finalen e Kupës që do luhet në Romë. Bardhezinjtë duan të bëjnë dopietë trofesh edhe këtë sezon. Ndërsa Milani do trofeun e parë nën drejtimin e pronarëve të rinj.
Kupa e Italisë dhe trajneri i Milanit, Gattuso
Sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në “Olimpico” luhet finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit dhe do të dorëzohet trofeu i parë sezonal. Juventusi do të kërkojë këtë trofe për herë të katërt radhazi një rekord me vetë ndërsa Milani do të luftojë për t’i dhënë trofeun e parë pronarëve të rinj.
Sa i përket formacioneve kuqezinjtë pritet të luajnë me G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu. Ndërkaq trajneri Gennaro Gattuso e cilëson si një finale Botërori:
Ndiej një presion të madh pasi ndiej tifozët dhe lojtarët në shpatullat e mia. Për ne vlen si një finale e Kupës së Botës prandaj duhet të luajmë si skuadër dhe të jemi kurajozë.
Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit
Tek bardhezinjtë që titullin e kanë në xhep duan të bëjnë sërish dopietë titujsh edhe për këtë sezon. Chiellini mungon për shkak dëmtimi ndërsa Dybala pritet ta nisë nga stoli dhe formacioni i mundshëm është Buffon; Cuadrado, Barzagli, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic; Higuain.Trajneri Max Allegri kërkon përqendrim vetëm tek finalja e sotme:
Nuk jemi të qetë për titullin deri sa matematika të flasë. Ndaj Milanit duhet të luajmë një ndeshje me entuziazëm pasi është një skuadër e vështirë për t’u përballur.
Max Allegri, trajneri i Juventusi
Ndërkaq Buffon sqaron se Juventusi ndaj Milanit kurrë nuk ka qenë favoritë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Befasi në Kupën e Italisë, Atalanta humbet në Bergamo! Bologna kalon në gjysmëfinale, sot Milan - Roma
5 Shkurt, 12:00
-
Mrekulloi me supergolin, Asllani: S'më kishte ndodhur më parë, Interi me grup fantastik
20 Dhjetor 2024, 08:49
-
GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës
20 Dhjetor 2024, 08:32
-
Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 10:51
-
Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 12:19
-
GOLAT/ Elseid Hysaj protagonist, Lazio ‘shkërmoq’ 3-1 Napolin dhe e eliminon nga Kupa e Italisë
6 Dhjetor 2024, 10:03
-
GOLAT/ Empoli eliminon Fiorentinën nga Kupa e Italisë dhe shkon në çerekfinale, Ardian Ismajli më i miri në fushë
5 Dhjetor 2024, 12:40
-
Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 09:15
-
Sot dy ndeshje në Kupën e Italisë, Fonseca: Është një nga objektivat e Milanit
3 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kupa e Italisë/ Napoli ‘shuplakë’ Palermos, gjen Lazion në turin e 1/8! Monza kalon Brescian (VIDEO)
27 Shtator 2024, 10:08
-
Kupa e Italisë/ Dhunë në derbin e Genoas, Sampdoria kalon pas penalltive! Më tej Udinese dhe Cesena (VIDEO)
26 Shtator 2024, 10:50
-
Kupa e Italisë/ Alen Sherri debuton mes shtyllave, Cagliari kualifikohet në 1/8! Sassuolo surprizon Leçen, Empoli kalon Torinon (VIDEO)
25 Shtator 2024, 10:02