Kryeministri Edi Rama publikoi për herë të parë pamjet me dron të stadiumit të përfunduar, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ku do të mbahet koncerti i reperit amerikan Kanye West. Kryeministri Rama thotë se ky koncert është maketing global për Shqipërinë dhe se anulimi i tij do na turpëronte në arenën ndërkombëtare.
Përgjigje u kthen sërish kritikëve për aktin normativ përmes së cilit alokuan 4 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit. Shefi i qeverisë thekson se ato 4 mln euro janë një investim që do t’i kthehen Shqipërisë nga mijëra vizitorët që do të vijnë në kryeqytet për të ndjekur koncertin.
Për ata që thonë se ende nuk kemi bukë, s’na duhet kultura, kryeministri kujdeset të nënvizojë se kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, por edhe ekonomi, turizëm e zhvillim. Qeveria pret që ekonomia të gjenerojë të paktën 100 mln euro nga ky event, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës.
"Gati stadiumi i koncertit që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë.
Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.
“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë! Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë. Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj", shkruan Rama.
Koncerti mbahet sot në orën 20:00 në “Eagle Stadium”, i ndërtuar enkas për këtë event në kilometrin e parë të autostradës Durrës-Tiranë.
Komente












Ore mire u dhan paret nga bugjeti mire Mirmies por kush e garanton sigurin e struktures per te mbajtur 60 000 veta . A e ka kolauduar njeri testuar se eshte cmenduri ne rast fatkeqesie te shembjes se structure zoti e Di sa viktima mund te kete ne turme pastaj fajin e ka Saliu
PërgjigjuSuksese dhe dalte sa me bukur koncerti. Rrofte e lulezofte Shqiperia!
PërgjigjuU shqyen duke te ngrene fruta mbas shpine saqe tani kane filluar dhe te importojne fruta
PërgjigjuPo nese sduam te turperohemi duhen bere studimet e sakta nese mund te organizojme evenimente te tilla para se te merren persiper
PërgjigjuZ. Rama, e keni shtëpinë rrëmujë dhe të parregullt. Pavarësisht kësaj, përpiqeni me doemos të sillni vizitorë. Nëse përqëndroni energjinë tuaj, planifikimet e shpenzimet për përmirësimin e vendit, vizitorët vijnë vetë. Nuk ka nevojë t'i ftojë kush. Por kur e bëni vendin të pajetueshëm, këto nisma që ndërmerrni janë të përkohëshme. Mungon prodhimi vendas, mungon infrastruktura, mungojnë politikat e denja të mbështetjes ndaj fermerit. Kur njerëzit ankohen që s'kanë bukë të hanë ndaj nuk iu intereson kultura, po ju kujtoj shprehjen: "S'mund t'iu mësosh njerëzve filozofimin kur kanë stomakun bosh".
Përgjigju"Mungon prodhimi vendas" - sa moren tokat me 7051 e ndertuan shtepi ne mes te tyre, sa zbriten nga fshatrat e lane tokat djerre, dhe zaptuan pronat e te tjereve ne rrethinat e Tiranes? Sa hypen gomoneve per te ardhur ne Angli e kultivuar hashash e shitur droge deri ne ate pike sa shkateruan emrin e nje komuniteti te tere e na bene "shqiptaret mafioze e drogaxhinj" "Mungon infrastruktura"- nje kryetare komune nje komunitet mblidhet dhe me pune vullnetare e fonde publike e nderton rrugen. NUk je me ne socializem qe gjerat te vijne vetem nga qielli- shteti. "Mungojnë politikat e denja të mbështetjes ndaj fermerit" - ketu ke te drejte se nuk i eshte vendosur ndonje takse atij qe s'punon token dhe qe kerkon te rrise qershite me pleh importi. "Kur njerëzit ankohen që s'kanë bukë të hanë ndaj nuk iu intereson kultura" - shqiptaret barkethate kane qene por kur vjen pune per kulture e shkollim e kane mesuar dhe e kane nxene dhe "filozofimin kur kanë stomakun bosh".