Në dy mbrëmjet e mëparshme qindra të rinjtë e turistë të huaj kanë shijuar një takim më muzikën dhe historinë por edhe ushqimin e pijet e shërbyera nga zonja Natasha në bufen e Bunk’Art. Ndërsa në sallën e Kuvendit ku do të mbahet dhe mbrëmja e Bunk'Jazz janë vendosur qirinj për të krijuar një atmosferë romantike nën ritmet e muzikës Jazz, swing-standart të viteve 30- 40, 50-70 të shekullit të kaluar por edhe albanian jazz.
Në dy të premtet e mëparshme nën prezantimin e Kristi Ziçishtit performuan JAlbaniaZZ society me "Big Band" dhe "Gent Rushi Quintet".
Për qytetarët është vendosur një linjë autobusi falas që niset në orën 19:00 mbrapa Pallatit të Kulturës drejt Bunk'Jazz ku gërshetimi i muzikës me ekspozitat historike në bunkerin e ish-regjimit komunist, do të sjellë tek publiku një atmosferë të veçantë në natën e tretë.
bunkart" src="http://www.shqiptarja.com/foto/230651_2.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 412px;" />
(Foto nga dy mbrëmjet e mëparshme të Bunk'Jazz)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)