Miqësorja e yjeve, veteranët e kombëtares në Bubq, De Biasi: Me zemër jam shqiptar! Skela: M'u bë mishi kokrra kokrra (VIDEO)

Pak orë para ndeshjes së bamirësisë në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, ish-lojtarët të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë kanë vizituar disa nga familjet e prekura nga tërmeti në Bubq të Fushë Krujës.

Mes tyre ka qenë edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Basi, i cili u shpreh se me zemër ndihet shqiptar dhe kjo që ka ndodhur i ka prekur të gjithë.

Ndërkohë që ish-lojtari i kombëtares Ervin Skela thotë se jo që pa me sy në terren sot në Bubq ishte më e rëndë nga ajo që ka parë në televizor. "Më bëhet mishi kokrra kokrra kur shikoj këpucë fëmijësh këtu.... këtë gjendje. Zoti u dhëntë forcë, është më rëndë nga ajo që kemi parë në televizor" tha ai.  

Disa prej lojtarëve veteranë nuk i kanë mbajtur dot lotët përballë gjendjes që ndodhet ky fshat. Zona e Bubqit është ndër më të prekurat nga tërmeti, pasi 170 familje janë në çadër nga shembja e banesave.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)