Sonte nata finale e Sanremo
Ermal Meta e Moro pretendentë

Sonte nata finale e Sanremo<br />Ermal Meta e Moro pretendentë<br>
Mbrëmja e kësaj të shtune është edhe nata finale e Festivalit të Këngës Italiane, Sanremo, ndërkohë që gara për çmimin e parë të këtij festivali duke u afruar momentet finale, vjen duke u ashpërsuar. Mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane të cilët mund të ngjiten për të tërhequr çmimin e parë në skenën e Sanremos, është edhe këngëtari Shqiptar, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre, “Nuk më keni bërë asgjë”.

Edhe pse kënga e tyre solli një debat të madh në skenën e festivalit, Meta dhe Moro, kanë arritur sukses, pasi renditen në vend të parë në Itunes, si dhe kënga “nuk më keni bërë asgjë”, është cilësuar nga mediat italiane si kënga më e shitur e sanremo 2018. Meta dhe Moron janë të përfshirë në renditjen zyrtare për çmimin e madh dhe shihen si favorit, ndërkohë që fituesi i çmimit të edicionit të 68- të të sanremos mbetet të bëhet publik mbrëmjen e sotme, kur të mbyllet edhe votimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut