Sonte në “Camp Nou” luhet gjysmëfinalja e dytë e Champions , dueli i titanëve Barcelona-Liverpool, një përballje që shumë mirë mund të ishte finalja ideale. Të dyja ekipet po kalojnë një superformë pasi nuk humbasin që prej janarit. Barcelona i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe këtë sezon kërkon tripletën.
Por trajneri Ernesto Valverde i trembet Liverpoolit pasi kërkon të mos pësojë gol sot.” “ Duam të fitojmë por nuk do jetë e lehtë, na duhet të luajmë dy superndeshje” e mbyll Valverde. 46 gola në 45 ndeshje për këtë sezon janë një garanci se Leo Messi do të tund edhe rrjetën e anglezëve.
Në kampin e Liverpool duan finalen e dytë radhazi në Champions. Skuadra është gati për një paraqitje të madhe në mitikun “Camp Nou”. Ekipi është i plotë me të vetmin dyshim që mban emrin e sulmuesit Firmino jo në gjëndjen optimale.
Tekniku Jurgen Klop vlerëson Messin por thotë se Barca nuk është vetëm Messi dhe se Liverpooli luan për të kaluar në finale.
Barca-Liverpool starton në orën 21:00 dhe arbitrohet nga holandezi Bjorn Kuipers. /Përgatiti Andi Kapxhiu