Sonte në “Airport”:
Lugina e Preshevës si Krimea?

Sonte në “Airport”:<br />Lugina e Preshevës si Krimea?
TIRANE- Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit intervistë në emisionin “Airport” nga Erjona Rusi. Musliu propozon që nëse Krimeja u aneksua nga Rusia me anë të një referendumi, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën.
 
Sipas tij "ndërkombëtarët nuk do të presin që edhe në Luginën e Preshevës të derdhet gjaku, të bëhen 80 viktima ashtu si në Kiev për shkak të një regjimi, për realizimin e të drejtave kombëtare”.
 
Jonuz Musliu flet për situatën në Luginë, marrëdhëniet me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, kërkesat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së re të Aleksandër Vuçiç.
 
I pari që bëri një lidhje të situatës në Krime me Kosovën ishte vetë presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën e tij të parë për mediat lidhur me krizën në Ukrainë në 4 mars. I pyetur nga gazetarët se si e shihte të ardhmen e Krimesë dhe nëse kishte gjasa që gadishulli të bashkëngjitej Rusisë, Putin u përgjigj: Unë besoj se vetëm banorët e një vendi që kanë të drejtën të vendosin duhet të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Nëse kjo e drejtë iu dha shqiptarëve të Kosovës, atëherë askush nuk mund të përjashtojë të drejtën e kombeve për vetëvendosje.
 
Pas tij, mbrojtësit e aneksimit rus të Krimesë nxituan të gjithë të përdorin rastin e Kosovës për t'i dhënë legjitimitet asaj që ndodhi me gadishullin autonom të Ukrainës, megjithëse nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm mes dy rasteve.
 
Por deklaratat u pasuan nga reagime të shumta të perëndimit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen reagoi duke thënë se dallimi mes Kosovës dhe Krimesë është tepër i madh duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve rusë. Ai kujtoi edhe njëherë se në Kosovë, situata ishte shumë pranë një gjenocidi. Pas tij ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila e quajti të turpshëm krahasimin e Krimesë me Kosovën.
 
Edhe për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndarja e Kosovës nga Serbia nuk mund të krahasohen “në asnjë rrethanë".
 
Krahasimi i Krimesë me pavarësinë e Kosovës u dënua edhe nga ministria e Jashtme në Tiranë. Por ndërkohë një paralelizëm i ri ka nisur të bëhet me situatën në Krime, që pretendon të jetë shumë më realist.
 
Për Jonuz Musliun, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit, nëse Krimeja e Ukrainës iu bashkëngjit Rusisë me anë të referendumit, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën. “Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, shprehet Musliu.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin