Dëshmia e shqiptares së rrëmbyer dhe abuzuar në '97: Unë rri e strukur si mi! Personi që më përdhunoi, me pushtet

Rrëfimi ekskluziv i një vajze, si u rrëmbye në vitin 1997 bashkë me fëmijë të tjerë. Ngjarja horror, si u mbajtën në një bodrum dhe më pas në pyll. E abuzuar seksualisht nga një person i njohur për të, të cilin e ka denoncuar në polici pasi arriti t'i shpëtonte grupit që do i çonin nga mali në Greqi, për trafik organesh. Policia e gjeti pranë Kakavijës pas tre ditëve në mes të malit, pasi i shpëtoi trafikantëve që po çonin edhe fëmijë të tjerë në Janinë. "Ana", sot nënë me fëmijë, thotë se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi policia i tha se abuzuesi i saj është person me influencë, dhe vajza nuk kishte tjetër shpëtim veçse të largohej pa asnjë gjurmë nga Shqipëria.

Tashmë është e martuar, dhe gëzon lumturinë e fëmijëve të saj. Por jeta e saj ka qenë një tmerr i vërtetë. Në vitet e vështira për shqiptarët, '97, një vogëlushe shqiptare, vetëm 8 -vjeçare, u rrëmbye teksa dilte nga shkolla, më tej u abuzua seksualisht dhe fare mrekullisht, arriti të shpëtonte nga duart e një personi, që tentoi ta trafikonte për shitje të organeve në Greqi.

Historia u rrëfye nga vetë vajza, të cilës për t'i ruajtur anonimitetin, në kushtet kur jeta e saj rrezikohet ende, nuk ju prezantua emri dhe as vendndodhja e saj. Këtë mbrëmje në emisionin "Pa Gjurmë", Ana (një emër i sajuar), tregoi se si një person, rreth 38-vjeç në atë kohë, e rrëmbeu me makinë në muajin tetor ose nëntor të vitit 1997, ku edhe u abuzua seksualisht.

Kronika e Report TV për historinë e trajtuar në Emisionin Pa Gjurmë

"Më futi brenda në makinë, kam qenë shumë e vogël. Më futi në bagazh të makinës, ka abuzuar me mua. Më çoi në një bodrum, nuk e di çfarë qyteti ishte, pashë që kishte edhe fëmijë të tjerë të moshave më të mëdha se unë, 15-17 vjeç", rrëfen Ana.

Prindërit e saj ishin në Tiranë pasi babai ju nënshtrua një operacioni të vështirë, dhe nëna kujdesej për të. Personi në fjalë, të cilin Ana thotë se e njeh, pasi është nga vendi i saj i lindjes, ka ndjekur të gjitha lëvizjet e saj derisa e rrëmbeu.

Por historia nuk mbyllet vetëm me abuzimin seksual. Edhe pse e vogël, Ana thotë se arriti të kuptonte gjithçka, duke dëgjuar bisedat e personave që e kishin rrëmbyer, atë dhe fëmijët e tjerë.

Pas historisë së rrëmbimit do të fshihej trafiku i organeve.  

"Kam qëndruar një ditë dhe një natë në bodrum, të nesërmen na ndanë nëpër grupe. Ne kemi qenë tek një grup që na shoqëronin 4 persona dhe na hipën nëpër male, në Kakavijë, që të na kalonin nga dogana shqiptare për të na çuar diku në Janinë për marrje organesh. Bisedat bëheshin në telefon, dhe tani që unë e di dhe gjuhën që përdorej kuptoj më mirë se çfarë organesh kërkonin, do na çonin për analiza. Pritëm të binte nata të iknim nga mali në Greqi. Unë fatmirësisht rrëshqita dhe munda të shpëtoj. Unë kam ndenjur për tre ditë dhe tre netë në pyll e vetme", rrëfen ajo.

Ka mundur të shpëtojë dhe të gjendet nga forcat e policisë pranë pikës kufitare. Por pikërisht këtu do të niste edhe drama e jetës së saj. Tashmë jeton e fshehur dhe pa mbrojtjen e askujt. Kjo, vetëm për arsyen, se abuzuesi i saj ishte një person me pushtet!

"Kur më ka gjetur policia shqiptare që kam dalë në rrugë, afër doganës....isha shumë keq. Personi që mua më rrëmbeu u identifikua direkt. Ai është i lirë dhe me shumë potencial, kurse unë rri fshihem si mi. Policia më çoi në vendlindje, dhe kur policia mua më merrte në pyetje pa psikolog, pa askënd tjetër...Polici sapo mësoi emrin e personit, se u identifikua direkt pasi ishte nga i njëjti qytet, dhe kishte shumë denoncime të tjera për të njëjtën çështje, polici në syrin e babait tim që sapo erdhi nga operacioni me barkun e hapur, i grisi fletët dhe tha: Largojeni vajzën nga Shqipëria, se ne nuk mund ta ndihmojmë", tregon Ana.

Ndodhet jashtë Shqipërie dhe nuk mundet as të marrë azil pasi asgjë që ajo ka kaluar nuk është e faktuar në asnjë dokument. Polici i vetëm që u gjend pranë saj për ta marrë në pyetje, i tregoi drejtimin: Ik nga Shqipëria

Dhe Ana ashtu bëri. U largua ku krijoi edhe jetën e saj. U martua dhe tashmë ka edhe fëmijë. Por jeton nën frikë. Thotë se abuzuesi i saj i di ende lëvizjet e saj.

"Ai e mori para 5 vjetësh që unë jetoj. Unë erdha në Shqipëri se më duheshin disa dokumente, dhe ai direkt e mësoi, dhe filloi kërcënimet. Edhe vajzën ma kanë terrorizuar në shkollë. Kam kërkuar azil në Gjermani, nuk kisha një dokument të vërtetoja historinë time. Unë rri me fëmijët e mi strukur", përfundon rrëfimin e saj të vështirë Ana, histori që e dëshmoi në një lidhje telefonike në transmetim Live në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 06/03/2019 11:55

    O eshte stisur nga ajo osé nga stai i emisionit ndryshe nuk ka mundesi edhe Edi Rama te jete le te ja thote sot emrin le ta denoncoje.

    Përgjigju
  • Ardiani: 06/03/2019 08:50

    Këto janë përralla të stisura në mënyrë të trashë.Pse budallenj i konsideroni njerëzit jun?

    Përgjigju
  • pol: 05/03/2019 23:23

    Ajo gruaja duhet te tregoje kriminelin dhe mos te merret me dhafe,qe une si popull duhet ta di kush eshte ky trafikant qe neser mund te kandidoje per deputet ose kryetar Bashkie si shum te tjere qe un mos te votoj per ket trafikant,

    Përgjigju
  • Rrofte KOMUNIZMI!: 05/03/2019 22:33

    Ja kjo eshte 'demokracia' e dhjere, dhe jeta e lire qe trumbetohet me buje kryesisht nga Amerika qe s'eshte gje tjeter veçse 'parajsa e djallit' dhe sundimi i horrave dhe te pafeve e supermaskarenjve. Te gjitha jane mashtrime e genjeshtra e njerezit me ne fund DUHET ta kuptojne kete. Vetem Sistemi i Vertete i Shenjte KOMUNIST mund ti vere fre mafiozve e tmerreve qe bjen e vjell kapitalizmi e gjoja 'liria e demokracia'. Vetem KOMUNIZMI do te shpetoje Njerezimin dhe njerezit e thjeshte e popujt e gjithe Botes! Sa me shpejt qe popujt e Botes ta perqafojne Komunizmin e ta quajne si i vetmi shpetim per ta, aq me mire do te jete per ta e per shtepine tone Token!

    Përgjigju
    • Kapitalisti: 06/03/2019 15:49

      Mendoj shok i nderuar komunist qe çirja kundtrejt pageses eshte me mire se ajo pa pagese dhe dhunshem qe ushtronin vazhdimisht te paret e tu bolshevike.Te na e rruaje partia dhe enveri ne hecim vetem para. Per ju vjelljet biologjike qe talleni ose beni hetuesin e çuditur duhet te dini qe ky eshte vetem nje rast ne epopene e pamate te historive tragjike me femrat shqiptare te trafikuara neper bote nga vllaznit po shqiptare.Sduhet harruar qe kjo dukuri eshte tipike e 50 viteve te realizmit socialist dhe nuk eshte shqiptare ne pergjithesi.

  • Erald: 05/03/2019 22:10

    Keni pare ndonje film thriller dhe e kthyet ne emision. Po ca i keni keto perrala. Po te kishte ndodhur kjo ne 97ten babai i goces e zgjidhte vete çeshtjen, i jepte denimin e merituar atij robit.

    Përgjigju
    • lexues: 06/03/2019 10:54

      moj jep opinione koti kur nuk i di gjerat me hollesi...jo te gjithe e kane mundesine per te qene kauboj...askush nuk tha qe kjo ishte vajza e nje deputeti apo politikani...kane gjetur njerezit me te dobet. sigurisht qe kjo zonja duhet ta bej publik emrin e personit qe nese nuk mundet drejtesia ta beje punen e saj dikush tjeter do ta beje

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen